Kronikë

U qëlluan me armë zjarri, dy policët: Autori dyshoi për pritë  



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:56 - 03/09/22 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë bërë të ditura lidhur me sulmin me armë ndaj dy efektivëve të policisë mbrëmjen e së premtes në qytetin e Vlorës.

Autoritetet bënë me dije se është identifikuar autori i dyshuar i ngjarjes, një person me  3 emra Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj.

Angjelo Breshani, polic i patrulles Vlorë e Nako Mehmetaj polic kufitar në Sarandë kanë deklaruar në polici, se dyshonin që ndërsa kanë parakaluar mjetin tip ”Volksëagen”, autori ka menduar se i bënë bërë pritë dhe prandaj i ka qëlluar”.

Dyshimet shtohen për shkak se makina të në cilën po udhëtonin 2 policët, jashtë orarit të punës, ishte një ‘Audi’ me xhama të zinj dhe menjëherë sapo ka ndodhur ngjarja, efektivët i kanë hequr targën.

Nga ana tjetër, 37-vjeçari i dyshuar si autor i ngjarjes, ka qenë pre e një atentati me armë në Janar të këtij viti, ku mbeti i plagosur. Në vitin 2013 ai ishte arrestuar me 600 kg hashash në makinë./Opinion.al

 

 

Pas