Një 48-vjeçar i identifikuar si Lulzim Visha dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Viktima është konstatuar pa shenja jete brenda një automjeti ditën e sotme rreth orës 07:40 në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner të Tiranës.
Klan News raporton se ka dyshime për një hasmëri të mundshme mes viktimës Lulzim Visha dhe personave të tjerë.
Para disa viteve, vëllai i Lulzim Vishës ka vrarë një tjetër person.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.