Banorët e lagjes “Sheq i Madh” në Fier janë zgjuar mëngjesin e sotëm nga krismat e një arme zjarri.
Ahmet Toska, 50-vjeç u ekzekutua nga një person i paidentifikuar. Mësohet se ai është vrarë me një plumb në kokë pranë shtëpisë së tij.
Banorët e lagjes që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, thonë se në momentin e ekzekutimit, 50-vjeçari ka qenë me gruan e tij. Ata thonë se çdo mëngjes ai e shoqëronte atë në punë ndërsa vetë punonte në një pikë karburanti.
Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje daljet e qytetit dhe po vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë Fier dhe FNSH Fier./Opinion.al