Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Luan Hushi, 55-vjeçari që u plagos me armë zjarri nga bashkëfshatari i tij në Fushë-Krujë.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Zgërdhesh, ku shtetasi Klodjan Keqi pas një konflikti në një zonë të pyllëzuar për dru zjarri plagosi me armë 55-vjeçarin.
Sipas Klan News Hushi u plagos në bark dhe u transportuan në reaminacion në spitalin ushtarak në Tiranë, ku dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.
Ndërkohë mësohet se policia ka ngritur dhe dronin e po kontrollon zonën e pyllëzuar për të kapur autorin.