Ditën e sotme u qëllua me armë zjarri 54-vjeçari Nikolin Hubaj pranë Shkollës Pyjore në Shkodër. 54-vjeçari u qëllua me armë dy herë në këmbë, teksa u transportua për në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për arrestimin e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
I plagosuri Nikolin Hubaj ka qenë kryetar i PS në Vaun e Dejës . Aktualisht ishte i punësuar në Hidrocentralin e Komanit./ Opinion.al