Kronikë

U qëllua me 6 plumba në Belgjikë, shqiptari i përfshirë në disa ngjarje kriminale



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:54 - 12/06/22 |
Opi Nion

Mediat belge raportuan se mbrëmjen e djeshme është qëlluar në lagjen Place De Brouckère në Bruksel një 43-vjeçar shqiptar. Ai u qëllua me 6 plumba në shpinë dhe këmbë.

Sipas “News24” shënjestër ka qenë shtetasi Erion Hasanbelliu, i cili dyshohet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vendin tonë.

Policia belge njofton se ka nisur punën për kapjen e autorit/ve, i cili dyshohet të jetë një shtetas tjetër shqiptar, me inicialet K.N.

Dyshohet se atentati është bërë për larje llogarish të vjetra. Hasanbelliu nuk  është emër i panjohur për policinë, pasi ai bashkë me dy vëllezërit e tij janë përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale, siç ishte edhe “masakra e Sanatoriumit”.

Ngjarja në fjalë ndodhi në 19 gusht të vitit 2000. Po ashtu ata po gjykohen për vrasjen e Julian Çelës dhe plagosjen e Kasandër Nogën, në Anvers të Belgjikës, ngjarja e ndodhur në 2002.

Pas