Aktualitet

U proceduan penalisht, flasin dy motrat: Kërkojmë dosjen e plotë të babait


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:21 - 18/02/21 |
Doriana Çepunaj

Pasi u proceduan penalisht për informacion të rremë dy vajzat e të ndjerit Rifat Lalo, kanë folur sërish për mediat dhe kanë treguar detaje se çfarë ka ndodhur para dhe pas shtrimit të babait të tyre në spitalin Covid-1 ku dhe ndërroi jetë.

Motrat Adita dhe Ina Lalo kanë treguar se problemet kanë filluar që me shërbimin e urgjencës në banesë ku sipas tyre ekipi i parë nuk dispononte as oksimetër për t’i matur babait të tyre nivelin e oksigjenit në gjak.

“Erdhi grupi i urgjencës nuk kishte oksimetër na pyetën neve nëse kemi. Na thanë xhaxhi është top, mbajeni në shtëpi, merrni edhe oksigjen në shtëpi, nuk kishin azgjë në shtëpi thanë përdorni edhe Remdesivir. Pastaj mora edhe një ambulancë tjëtër që e shoqëruan për të bërë analiza”,- tha vajza për news 24.

Më tej njëra nga dy vajzat, Edita, tregon se e ka shoqëruar babain në autoambulancë derisa ka mbritur para urgjencës së infektivit ku thotë se ka qenë ora 14.00 e mesditës së ditës së hënë dhe jo 16.30 si deklaron drejtoria e QSUT në deklaratën e shpërndarë për mediat. Vajza pohon se nga ora 2 deri në orën 5 të pasdites të të njëjtës dite babai i saj ka qëndruar në autoambulancë.

“Kemi shkuar rreth orës 2 në spital, shikoja ambulancat që nuk lëviznin, por kishte shkuar ora 5, ka qëndruar rreth 3 orë duke pritur”, – tha Edita.

Më pas vajzat thonë se filluan përplasjet në telefon me mjeken pritëse Migena Qato si dhe lutjet nga ana tjetër të babait që kërkonte ta nxirrnin nga spitali pasi e kishin harruar në cep të Urgjencës në të ftohtë dhe pa asnjë kontroll apo analizë.

Tashmë dy vajzat e të ndjerit Rifat Lalo i kërkojnë Spitalit Infektiv t’u dorëzojë dosjen e plotë me diagnozën dhe protokollin e trajtimit në spital të babait të tyre përfshirë diskun e skanerit.

“Kërkojmë dosjen komplet, jo epikrizën”,- thanë ato.

Adita dhe Ina lalo, 2 mbesat e Vili Minarrollit një prej personaliteteve të Partisë Demokratike në viti janë përgjigjur deklaratës së kryeministrit, Edi Rama, i cili një ditë më tha deklarata e tyre është politike.

Ato kanë thënë se në këtë çështje nuk ka asgjë politike por kërkojnë vetëm që  të dalë e vërteta.

“Nuk duam ta politizojmë, kërkojmë të vërtetën për të hequr brengën që ne kemi brenda vetes”,- thonë ato me lot në sy.

 

Pas