Sociale

U prek nga koronavirusi, ndahet nga jeta profesori i historisë  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:38 - 13/09/20 |
Opi Nion

Është ndarë nga jeta pasi ishte prekur nga koronavirusi, pedagogu i historisë Llambro Filo. Mësohet se 78-vjeçari kishte qenë i shtruar në spital prej dy javësh, por nuk ja ka dalë të mbijetojë në betejën me sëmundjen. Lajmi është bërë i ditur nga pedagogia Valentina Duka, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan:

“Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Llambro Filos, një nga pedagogët veterane, të Departamentit të Historisë të Universitetit të Tiranës.

Ne ish-studentët dhe koleget e tij do ta kujtojmë gjithnjë me respekt profesorin e ndjere për kontributin shembullor jo vetëm si mësimdhënës dhe studiues i historisë, por edhe për komunikimin të ngrohtë dhe njerëzor me studentët dhe kolegët.

Me këtë rast ne u shprehim ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tij. Lamtumire profesori ynë i paharruar! Pushofshi në Parajsë!”, shkruan Duka.

Pedagogu kishte qenë më herët me pushime ne Pogradec, ku dyshohet se ra në kontakt me virusin. Ai vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese./Opinion.al

Pas