Kronikë

U plagosën 4 persona, konflikti në gjimnazin e Tiranës nisi mes dy mësueseve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:05 - 11/10/21 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë zbardhur lidhur konfliktin e ndodhur ditën e sotme në në një lokal pranë gjimnazit “Andon Zako Çajupi”.

Mësohet se fillimisht sherri ka nisur mes dy mësueseve të kësaj shkolle, të cilat kanë debatuar në oborrin e shkollës dhe më pas kanë shkuar në lokalin aty pranë për t’u sqaruar.

Por, kur kanë mbërritur në lokal, debati është përshkallëzuar, ndërsa në konflikt janë përfshirë edhe persona të tjerë. Sipas policisë të përfshirë në këtë sherr kanë qenë 6 persona.

Nga lokali sherri është zhvendosur jashtë dhe të përfshirët në konflikt kanë marrë karriget në duar duke e gjuajtur njëri tjetrin kokës. Të plagosur lehtë raportohet se kanë mbetur 4 persona, kurse një prej tyre 32 vjeç ka përfunduar në spital për ndihmë mjekësore, pasi është dëmtuar me sende të forta.

Në polici janë shoqëruar 5 persona të cilët ndodhen në komisariatin nr 4 dhe po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat. Një nga personat e shoqëruar është një polic ushtarak i njohur si Çim Qefalia. Policia dyshon se është pikërisht ky person që ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Në rrugën “Kongresi i Manastirit” ku u zhvillua sherri ka qenë rastësisht një polic, i cili është përpjekur të neutralizojë situatën, madje ka nxjerrë dhe pistoletën. por nuk ka qëlluar./ Opinion.al

Pas