Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U plagos në atentat, për çfarë e akuzonte Basha një vit më parë “Rrumin”

2019/11/02 at 4:47 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
U plagos në atentat, për çfarë e akuzonte Basha një vit më parë “Rrumin”

Breshëritë e plumbave të kallashnikovit tronditën ditën e djeshme Durrësit, duke lënë të plagosur në vendin e quajtur “Mbikalimi i Shkozetit”, prokurorin Arjan Ndoj, Andi Malokun dhe Aleksandër Laho (Landi Muharremi).


Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shtetit, pasi është i skeduar disa herë për ngjarje të rënda kriminale, pjesa më e madhe e të cilave nuk i është provuar. Aleksandër Laho, i cili njihet me pseudonimin “Rrumi”, gjatë atentatit të bërë pasditen e djeshme mori një plumb në nofull.

“I forti i Shijakut”, me pseudonimin “Rrumi”, është miku i prokurorit Ndoj, ndërsa ka ndryshuar emrin të paktën dy herë. Fillimisht quhej Pëllumb Muharremi, më pas Landi Muharremi, emër i cili është shënuar shpesh në regjistrat e Policisë së Durrësit, por edhe të Tiranës. Ndërsa së fundmi, 48- vjeçari e kishte ndryshuar sërish emrin dhe në dokumente figuron si Aleksandër Laho.

Aleksandër Laho (Landi Muharremi) është denoncuar dhe nga Partia Demokratike për lidhjet e tij me Partinë Socialiste dhe eksponentët e saj në qytetin e Durrësit.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, më 28 tetor 2018, ka deklaruar se Aleksandër Laho, i njohur me pseudonimin “Rrumi” ka ushtruar presion ndaj qytetarëve dhe se ka mbledhur vota për qeverinë.

Basha ka thënë një vit më parë se Aleksandër Laho punonte së bashku me ish-kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon, duke kërcënuar qytetarët për votën.

“Sepse vendi nuk qeveriset nga një qeveri e dalë nga vota juaj. Vendi nuk qeveriset nga një qeveri e zgjedhur me votën e popullit. Kur vjen në pushtet  me këtcënimet e Rrumit, Rrumi e ka ky që bënte kërdinë për zgjedhje? Ushtari i “Xhuxhit”, është në Sukth? Dakord. Pra, kur vjen në pushtet mbi zullumet e Rrumit e të Gjush Dakos, mendjen e ke të punosh për Rrumin e për Gjush Dakon e për bandat e tjera të Durrësit e të Shijakut. Nuk të shkon mendja për njerëzit e thjeshtë, për hallexhinjtë, për fermerët, për të papunët, për rininë.  I vetmi shqetësim i një qeverie të dalë nga vita e krimit dhe jo e qytetarëve është si të vazhdojë të mbrojë krimin e të bëjë biznes me krimin,”-shprehej Lulzim Basha më 28 tetor 2018.

Hetimi për Aleksandër Lahon, “Rrumin”

Ndonëse hetimet për atentatin janë përqendruar te vrasja e mbetur në tentativë, për shkak të detyrës së prokurorit Arian Ndoja, Policia dhe Prokuroria nuk e përjashtojnë mundësinë që objektiv i atentatit mund të ketë qenë edhe Landi Muharremi. Ky i fundit ka lidhje e afërta me Muharrem Muharremin, i përfshirë në konfliktin për pronat te Gjiri i Lalzit, që humbi biznesmeni libanez Fadi Mitri.

Më 14 shtator të vitit 2016, Policia e Tiranës shoqëroi 3 persona të dyshuar si autorë të rrahjes së biznesmenit amerikano-libanez, Fadi Mitri, në rrugën e Rinasit. Të dyshuarit ishin të tre nga Shijaku dhe sipas burimeve nga grupi hetimor në atë kohë u dyshuan se mund të ishin paguar ose porositur nga persona të tjerë për të dhunuar e kërcënuar investitorin e huaj.

Me një automjet tip “Tuareg”, me targa italiane, ata përplasën makinën “Mitsubishi” ku ndodhej biznesmeni me familjen. Tri vite më parë, burimet thanë se vetë i plagosuri e ka tërhequr denoncimin që iu mor disa orë pas ngjarjes në spitalin privat ku mori mjekim. Megjithatë, Policia i kreu veprimet me iniciativë, duke qenë se ishin përballë dy veprave penale, siç ishte “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja”.

Burime nga Policia thanë në atë kohë se tre personat e shoqëruar në lidhje me ngjarjen e datës 10 shtator 2016 ishin: Skënder Krahja, Landi Muharremi dhe Arben Mërkuri, të tre nga Shijaku. Njëri prej tyre, Krahja, u arrestua pasi iu gjet një sasi hashashi në xhep. Ndërsa në lidhje me plagosjen e rëndë të biznesmenit Fadi Mitri, nuk u gjetën prova të mjaftueshme që t’i lidhnin me ngjarjen. Por, përveç kësaj ngjarjeje, Landi Muharremi u hetua edhe për rrahjen e një avokati vitin e kaluar, ngjarje për të cilën po ashtu nuk u arrestua asnjëherë.

Biznesmeni libanez u rrah barbarisht për pronën te Gjiri i Lalzit

Biznesmeni me shtetësi amerikane dhe kombësi libaneze, Fadi Mitri, u masakrua me shkop bejsbolli në rrugën e Rinasit, pranë kryqëzimit të Laknasit në Tiranë, më 10 shtator të vitit 2016. Mitri, në atë kohë 55 vjeç, po udhëtonte në drejtim të kryeqytetit me automjetin tip “Mitsubishi”, që drejtohej nga shoferi i tij shqiptar, me iniciale E.M., kur është përplasur qëllimisht nga një automjet tjetër. Ai ishte administrator i kompanisë nga Katari, “Omnix Albania”, e cila do të ndërtonte një resort gjigant me vlerë 180 milionë euro në Gjirin e Lalzit.

Biznesmeni i huaj ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe fëmija në momentin kur u sulmua barbarisht me shkop bejsbolli. Ai është goditur 10 herë në kokë dhe 7 herë të tjera në gjymtyrë e për pasojë ka hematoma të shumta, ndërsa njërën këmbë e ka të thyer. Kanë qenë tre persona që e kanë sulmuar, pasi i kanë përplasur makinën, me të cilën ai udhëtonte në rrugën e Rinasit. Ata janë larguar me një makinë tip “Tuareg” me targa të huaja, që ende nuk është gjetur nga Policia. Sipas dëshmisë që Fadi Mitri dhe shoferi i dhunuar kanë dhënë para hetuesve, njëri nga autorët ka filmuar të gjithë skenën.

Vetë biznesmeni i plagosur ka arritur të fiksojë targën e automjetit “Tuareg”, ku ndodheshin autorët, të cilën edhe e ka fotografuar, pasi mjeti gjatë gjithë rrugës kryente manovra të rrezikshme dhe parakalonte makinën e tij. Burimet thanë se makina ka qenë me targa italiane, të vjetra, që pas verifikimeve nuk kanë rezultuar të kenë kaluar në rrugë zyrtare kufirin shqiptare.

Sulmi ndaj tij u dyshua se kishte lidhje me investimin që do të kryhej në Gjirin e Lalzit, nga i cili ai u tërhoq më pas dhe u largua nga Shqipëria. Të paktën këto ishin dyshimet e para të Policisë, nisur nga ato çka vetë sipërmarrësi i huaj ka deklaruar pas sulmit. Sipas dëshmisë që ai ka dhënë para hetuesve, mësohet se autorët që e kanë sulmuar, e kanë kërcënuar duke i thënë: “Ik nga Shqipëria, ose ndërprit punimet…”.

EMRAT

1.Landi Muharremi.
2. Pëllumb Muharremi.
3. Aleksandër Laho.
4. Pseudonimi “Rrumi”./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Eurobasket, Shqipëria U-16 në gjysmëfinale
Sport

Eurobasket, Shqipëria U-16 në gjysmëfinale

11 Korrik, 2025 1:02 pm
Aksident në Elbasan/ Makina del nga rruga, 1 i vdekur, 2 të plagosur
Aktualitet

E zuri poshtë masivi i dheut teksa hapej një pus, humb jetën 58-vjeçari në Gramsh

11 Korrik, 2025 12:59 pm
SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
Aktualitet

SPAK aksion në Shkodër: Lëshohen 13 urdhërarreste, mes të arrestuarve dhe policë

11 Korrik, 2025 12:47 pm
Arrestimi i Ilir Metës/ Partia e Lirisë njofton protestë para SPAK, zbulohet data dhe ora
Aktualitet

Ilir Meta kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton ankimimin më 17 korrik

11 Korrik, 2025 12:43 pm
I shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos
Aktualitet

I shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos

11 Korrik, 2025 12:33 pm
“Paketa e Maleve”/ Kryeministri Rama: 500 aplikuesit e parë, asnjë taksë për 10 vite
Aktualitet

“Paketa e Maleve”/ Kryeministri Rama: 500 aplikuesit e parë, asnjë taksë për 10 vite

11 Korrik, 2025 12:14 pm
Zhdukja e Jan Prengës, prokurorët përplasen për kopshtarin Festim Bexhdili
Kronikë

Zhdukja e Jan Prengës, prokurorët përplasen për kopshtarin Festim Bexhdili

11 Korrik, 2025 12:12 pm
Mërkuri në prapavijë/Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që ’shkunden’ nga ndryshimet
-Jetë dhe Stil

Mërkuri në prapavijë/Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që ’shkunden’ nga ndryshimet

11 Korrik, 2025 12:02 pm
Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Aktualitet

Tentativa e 45-të, dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

11 Korrik, 2025 11:50 am
“Shumë shpejt çmimet e reja të referencës”/Rama: Taksa e shtëpitë së dytë më e madhe
Aktualitet

“Shumë shpejt çmimet e reja të referencës”/Rama: Taksa e shtëpitë së dytë më e madhe

11 Korrik, 2025 11:49 am
Para
Shpërthen mina, humbin jetën nëntë nxënës

Shpërthen mina, humbin jetën nëntë nxënës

Ankaraja, thirrje vendeve evropiane të marrin luftëtarët e kapur të ISIS

Ankaraja, thirrje vendeve evropiane të marrin luftëtarët e kapur të ISIS

Kaos në parlamentin britanik, deputetët bërtasin dhe shtrihen në sallë

Kaos në parlamentin britanik, deputetët bërtasin dhe shtrihen në sallë
















TE FUNDIT

Eurobasket, Shqipëria U-16 në gjysmëfinale

Eurobasket, Shqipëria U-16 në gjysmëfinale
11 Korrik, 2025

Përfaqësuesja e 16-vjeçarëve të Shqipërisë është kualifikuar në gjysmëfinalet e Divizionit C në Eurobasket. Skuadra e drejtuar nga trajneri Elidon...

Lexo më shumë

E zuri poshtë masivi i dheut teksa hapej një pus, humb jetën 58-vjeçari në Gramsh

Aksident në Elbasan/ Makina del nga rruga, 1 i vdekur, 2 të plagosur
11 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tervol të Gramshit, ku ka humbur jetën një 58-vjecar. Mësohet se gjatë...

Lexo më shumë

SPAK aksion në Shkodër: Lëshohen 13 urdhërarreste, mes të arrestuarve dhe policë

SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Erjon Kasmit dhe Xhulian Xhafës
11 Korrik, 2025

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka zhvilluar sot një aksion në Shkodër, nga ku u lëshuan...

Lexo më shumë

Ilir Meta kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton ankimimin më 17 korrik

Arrestimi i Ilir Metës/ Partia e Lirisë njofton protestë para SPAK, zbulohet data dhe ora
11 Korrik, 2025

Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të shqyrtojë më 17 korrik ankimimin e paraqitur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com