Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U pezullua nga Arta Marku, flet për herë të parë prokurorja Rovena Gashi: Tani nuk na regjistrohet ankesa në KPA

2018/05/31 at 3:12 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Prokurorja që u hoqi mandatet deputetëve padit në gjykatë Kryeprokuroren Arta Marku: Shkarkimi im abuziv, nuk mbështetet në asnjë ligj

Prokurorja Rovena Gashi dhe bashkëshorti i saj, Dritan Gina ishin të parët që u shkarkuan nga pozicionet drejtuese sapo në zyrën e Kryeprokurorit shkeli Arta Marku. Së fundmi ata janë pezulluar edhe nga puna si prokurorë të thjeshtë për shkak se ndaj tyre ka nisur hetime nga prokuroria e Durrësit. Rovena Gashi përmes një letre publike nisur në redaksitë e mediave thotë se ajo dhe bashkëshorti janë ankuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për pezullim të padrejtë nga puna, por ende ky kolegj nuk është mbledhur për të shqyrtuar ankesën e tyre.

Më poshtë letra e plotë e prokurores Gashi

Të nderuar përfaqësues të medias!


Unë, Rovena Gashi, prokurore (e pezulluar) në Prokurorinë e Përgjithshme, Ju informoj se:

Në datë 14.05.2018, ashtu si edhe Ju, jam njoftuar për pezullimin nga detyra, me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Si arsye për këtë urdhër ka shërbyer një hetim i zhvilluar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës ndaj personit tim dhe bashkëshortit tim, Dritan Gina, gjithashtu prokuror.

Në fakt, bëhet fjalë për një hetim, për të cilin unë as jam njoftuar zyrtarisht kur ka filluar dhe as nuk jam njoftuar ende edhe sot që të ketë përfunduar. Këto veprime përbëjnë shkelje proceduriale të cilat, ashtu si edhe akuzat ndaj nesh do të diskutohen para gjykatës, ku edhe do të provojmë se gjithçka lidhet me një proces të parafabrikuar dhe në mungesë totale të provave.

Edhe më parë media është njohur me vendimet që Arta Marku ka marë në kundërshtim me ligjin ndaj meje dhe bashkëshortit tim. Veprime që nisën me largimin tim nga detyra e Drejtorit për Marrëdhëniet Juriksionale me Jashtë dhe Dekriminalizimit, nisjen e procedimit penal për hetimin e pasurisë dhe aktin e radhës, pezullimin nga detyra.

Të gjitha këto veprime në kaq pak kohë dhe të qënurit “e përkohshme” tregojnë qartë se zonja Marku është shumë e ngarkuar me hakmarrjen primitive dhe e orkestruar nga urdhëruesit e saj për të larguar nga prokuroria çdo person që nuk ka lidhje me ata që e emëruan në atë detyrë.

Në zbatim të të drejtave tona kushtetuese e ligjore, ne, prokurorët e pezulluar, Rovena Gashi dhe Dritan Gina, në dt. 17.05.2018 kemi ankimuar vendimin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Por, për fat të keq, po konstatojmë se edhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) po kryen shkelje flagrante të ligjit, duke cënuar rëndë të drejtat tona.

KPA ka hedhur shortin për caktimin e trupës që do të shqyrtojë ankimin tonë, duke zgjedhur edhe relatorin. Për shkak të një situate të parashikuar ligjore, relatori ka dhënë dorëheqjen. Por, këtu regjistrohet edhe situata më absurde. Pas kërkesës sonë për informacion, Kryetarja e Kolegjit të Apelimit na njofton se do të ri-hidhet shorti për caktimin e trupës gjykuese dhe relatorit. Por, procedura e ri-caktimit të trupës gjyqësore do të shtyhet për një periudhë të pacaktuar, pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ka një Rregullore të posaçme për të përcaktuar modalitetet e ndryshimit të relatorit të çështjes dhe do kohen e tij per te miratuar një rregullore të tillë.

Kjo zvarritje e pajustifikuar dhe e lejuar nga ana e Kryetares së KPA, duke mos regjistruar ende ankimin tonë për gjykim, duke penguar krijimin e një trupe gjykuese për marrjen në shqyrtim të çështjes sonë, ndërkohë që interesat e cënuara nga akti i ankimuar janë jetike e, për më tepër, është kërkuar marrja e masës së pezullimit, përbëjnë jo vetëm shkelje të së drejtës për proces të rregullt, por edhe paragjykim në themel të saj.
Ne baze te nenit 179 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Kolegji i Apelimit, ne rastin e juridiksionit disiplinor eshte nje gjykate e shkalles se pare qe shqyrton ligjshmerine e masave administrative te marra nga organet publike ndaj gjyqtareve, prokuroreve dhe inspektoreve te tjere.
Ne baze te nenit 4 te Ligjit Nr.84/2016 dhe nenit 5 te Rregullores “Per veprimtarine e Kolegjit te Apelimit”, ky kolegj, gjate shqyrtimit te ceshtjeve qe i paraqiten, do te zbatoje rregullat procedurale te parashikuara ne Kodin e Procedurave Administrative dhe ne Ligjin per Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative.
Ne kete kuader, KRYETARI I Kolegjit duhet te kishte shqyrtuar kerkesen per heqje dore te relatorit ne perputhje me percaktimet e nenit 1 pika 2 te Ligjit per Gjykaten Administrative dhe ne baze te neneve 72 , 73 te Kodit te Procedures Civile.

Vendimi i dhënë nga një trupë gjyqësore, brenda një afati të arsyeshëm, përbën objekt ankimi në gjykatën më të lartë. Zvarritja e pajustifikuar dhe për një afat të pacaktuar për regjistrimin, caktimin e trupës gjykuese dhe shqyrtimin e çështjes, është përgjegjësi personale e Kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Në këtë kuadër, sot, kur kanë kaluar 14 dite nga depozitimi i ankimit tonë, kërkojmë zhbllokimin e kësaj procedure dhe mosmbajtjen peng të saj me justifikime rregulloreje.
Është shumë e rëndësishme që Kryetarja e KPA të zbatojë Kushtetutën, ligjin për Vetingun, Kodin e Procedurave Administrative, ligjin për Gjykatën Administrative dhe Kodin e Procedurës Civile.

Duke vlerësuar që aktet e mësipërme që ligji i ka lejuar të zbatohen nga KPA janë të mjaftueshme, jemi në pritje të marrjes sa më të shpejtë të masave nga ana e drejtuesit së këtij institucioni, për ankimin tonë.

Etiketa: kolegji i apelimitletra publikerovena gashi


Ju sugjerojmë

Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve
Kryesore

Rama mbledh drejtuesit socialistë, ndahen detyrat e komisioneve

26 Shtator, 2025 3:23 pm
PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës
Kryesore

PD kërkon debat në Kuvend për programin qeverisës

26 Shtator, 2025 2:35 pm
Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…
Kryesore

Edlira Çepani në garë për Bashkinë e Tiranës? Flet Berisha: Kam ngritur…

26 Shtator, 2025 1:09 pm
U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës
Aktualitet

U lirua me kusht, Salianji paraqitet për herë të fundit në Shërbimin e Provës

26 Shtator, 2025 11:28 am
Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar
Kronikë

Zbardhja e vrasjes së Klevis Lleshit, RENEA kontrolle te lokali i autorit të dyshuar

26 Shtator, 2025 10:17 am
“Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”
Aktualitet

“Rezistencë, Poezi dhe Elegancë: Elton Ilirjani në vëmendjen e London Fashion Week”

26 Shtator, 2025 10:11 am
Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin
Kronikë

Apeli e riktheu për pak ditë në qeli, Vangjush Dako përfundon dënimin

26 Shtator, 2025 9:36 am
Kryesore

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit

26 Shtator, 2025 8:31 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 26 shtator 2025

26 Shtator, 2025 8:29 am
A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti
-U tha në Opinion

A do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës? Flet në Opinion Ilir Alimehmeti

25 Shtator, 2025 10:34 pm
Para
Marina Fara nuk ndalet, shfaqet në poza intime me partnerin

Marina Fara nuk ndalet, shfaqet në poza intime me partnerin

Raporti i DASH/ Paloka: Rilindja mund të thotë që Departamenti i Shtetit nuk përfaqëson Departamentin e Shtetit

“Unë, Tahiri dhe Xhafaj njerëz me peshë në PS”. Reagon Paloka: Gjiknurit po i vjen ora

Floriana Garo dasmë në horizont?

Floriana Garo dasmë në horizont?
















TE FUNDIT

Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
26 Shtator, 2025

Rreth 320 km larg Nju Jorkut, Presidenti i SHBA-ve Donald Trump u tha gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë se "duket...

Lexo më shumë

Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030

Armatimi/ Gjermania njofton 35 miliardë euro investime deri në vitin 2030
26 Shtator, 2025

Ministri i Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, njoftoi një paketë sigurie prej miliarda dollarësh për projektet hapësinore dhe një arkitekturë...

Lexo më shumë

Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme

Spiropali flet për Diellën në OKB: Mund të shfrytëzohet në mënyrë të përgjegjshme
26 Shtator, 2025

Ministri i Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, njoftoi një paketë sigurie prej miliarda dollarësh për projektet hapësinore dhe një arkitekturë...

Lexo më shumë

Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit

Aksident në Kosovë, humb jetën vëllai i Gjestit
26 Shtator, 2025

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çungur të Pejës në Kosovë, ku për pasojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com