Bota

U përpoqën të shisnin foshnje përmes Instagramit, arrestohen tre persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:56 - 24/06/20 |
el ida

Policia iraniane ka arrestuar tre persona, nën dyshimet se kanë bërë përpjekje të shesin foshnja të porsalindura, përmes rrjetit social Instagram.

Shefi i policisë në Teheran, Hossein Rahimi, tha se tre individët janë gjetur me dy foshnja, njëra 20-ditëshe, tjetra dymuajshe.

Të arrestuarit thanë se i kanë marrë foshnjat nga familje të varfra “me një pagesë të vogël”.

Momentalisht foshnjat janë dërguar nën kujdesin e një organizate shtetërore të mirëqenies./Opinion.al

Pas