Turistja italiane që u përplas ditën e sotme nga një një kamioçinë në aksin Pogradec-Lin pranë zonës së quajtur Pojskë, është nisur me helikopter drejt Tiranës.
33-vjeçarja Elena Radeeli u transportua drejt Traumës pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas policisë, turistja kishte qëndruar në një lokal buzë rrugës kryesore dhe teksa po hynte në rrugë me motor, i preu rrugën kamionçinës. Për pasojë, ajo mori dëmtime tepër të rënda në këmbë.
Pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Pogradecit, 33-vjeçarja u nis për drejt traumës për ndihmë më të specializuar.