Një person ka humbur jetën në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, ndërsa është përplasur nga një automjet këtë mbrëmje. Viktima ka qenë duke lëvizur me biçikletë në momentin që është aksidentuar nga mjeti me drejtues shtetasin A.L.
“Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në afërsi të mbikalimit në Milot, mjeti me drejtues shtetasin A.L., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen .Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./Opinion.al