Dy deputetet e PD-së, Albana Vokshi dhe Elda Hoti kanë tentuar të futen në seancën plenare, por ato nuk janë lejuar nga Garda e Republikës.
Kujtojmë se Vokshi dhe Hoti u përjashtuan me 10 ditë nga Kuvendi, pas kërkesës së Partisë Socialiste, nga Sekretariati i Etikës.
Edhe deputetët e tjerë të përjashtuar si; Edi Paloka, Petrit Doda, Flamur Noka, Asllan Dogjani dhe Bledion Nallbati zgjodhën të mos përplasen me Gardën por të qëndrojnë para derës së Kuvendit./Opinion.al