Kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në prag të zhvillimit të seancës plenare kur pritet të diskutohet për buxhetin.
Përmes një video të publikuar në Twitter, ai thotë se salla e Kuvendit, nuk është më Parlamenti i përfaqësuesve të qytetarëve, por salla e Gardës së Republikës.
“Ky nuk është më Parlamenti i përfaqësuesve të qytetarëve, por salla e Gardës së Republikës! Ora 09:00, asnjë deputet në sallë, por salla e seancave plenare ka plot 43 punonjës të Gardës së Republikës brenda”, shkruan Bardhi./Opinion.al
Ky nuk është më Parlamenti i përfaqësuesve të qytetarëve, por salla e Gardës së Republikës! Ora 09:00, asnjë deputet në sallë, por salla e seancave plenare ka plot 43 punonjës të Gardës së Republikës brenda. pic.twitter.com/GmCZHi5M33
— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) December 7, 2023