Aktualitet

U përfshi nga zjarri, shpronësohet godina e sarajeve të Toptanëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:11 - 20/08/21 |
Opi Nion

Është shpronësuar godina e sarajeve të Toptanëve. Ky vendim është publikuar sot në Fletoren zyrtare. Vlera e parashikuar për shpronësimin është rreth 505,8 milionë lekë.

Pas këtij njoftimi, pritet që Këshilli i Ministrave të kalojë aktin përfundimtar, ku pronarët do të marrin paratë, ndërsa godina do të kalojë në pronësi të shtetit.

Sipas kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ministres Elva Margariti godina shekullore, pas shpronësimit do të funksionojë si muze.

Shpronësimi u paralajmërua disa ditë më parë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi godinës iu vu zjarri qëllimisht.

Vendimi i qeverisë në Fletoren Zyrtare

KËRKESË Nr. 31/7, datë 19.8.2021PËR SHPRONËSIM PUBLIK Agjencia Shtetërore për Shpronësimin shpall kërkesën për shpronësim, për interes publik, të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Restaurimi dhe rijetësimi i ‘Sarajete Libohovitëve’, Muzeu Etnografik i Tiranës”.

Subjekti kërkues i këtij projekti është Bashkia Tiranë. Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim, përpasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilët do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur, bazuar në VKM-në nr. 89, datë 3.2.2016, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, për pasuritë e llojit “truall”, si dhe bazuar në VKM-në nr. 138, datë 23.2.2000, “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit tëpasurive pronë private, që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik”, për pasuritë e llojit “ndërtesë banimi”, konfirmuar meçmim mesatar shitblerjesh nga ASHK-ja, Drejtoria Vendore, Tirana Veri, me shkresën nr. 2482/5prot., datë 17.8.2021, sipas tabelës paraprake bashkëlidhur. Vlera totale paraprake e shpronësimit është 505 843 802.6 (pesëqind e pesë milionë e tetëqinde dyzet e tre mijë e tetëqind e dy pikë gjashtë) lekë.  KRYETAR I KOMISIONIT TË POSAÇËM TË SHPRONËSIMEVE Klodiana Guci./Opinion.al

Pas