Ambienti privat, i cili shërbeu si qendër votimi në zgjedhjet e 30 qershorit është sulmuar me armë zjarri.
Bëhet fjalë për qendrën e votimit në Fushë Kuqe të Laçit, e cila sipas policisë është sulmuar rreth orës 1:00 pas mesnatës së shkuar.
Si pasojë nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al