Aktualitet

U përdhunua nga bashkëjetuesi i së ëmës, rrëfimi tronditës i të resë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:06 - 06/04/21 |
Opi Nion

Katerina Kamberi denoncoi në “Stop” se ish-bashkëjetuesi i saj, Ardian Qershija, ka abuzuar seksualisht më të bijën 31-vjeçare me probleme të shëndetit mendor.

“Kam qenë në Greqi. Më mbrapa erdha dhe bashkëjetoja së bashku me Ardian Qershija. Sa ramë dakord kam ardhur nga Greqia. Unë i thashë që jam me një fëmijë të sëmurë. S’ka gjë më tha, më pranoi. Erdhëm. Bashkëjetonim bashkë. Si fillimisht, shumë mirë. Pas 1 muaji, 1 muaji e gjysmë filluam punë. Veja punoja në rrobaqepsi. Pastaj filluan mosmarrëveshjet. Filloi të më rrihte, të më trajtonte keq, filloi të më rrihte në sy të vajzës.

Herën e parë nuk e kam kallëzuar. Pas tërmetit kemi marrë një shtëpi në Kënetë, atje pastaj filloi shumë, shumë gjëra që nuk mbanin më. Aty pastaj e kam përzënë. Kur e kam përzënë filloi vajza të më tregonte çdo gjë, që e ka përdhunuar”, tha ajo.

Kamberi ka treguar se kjo gjë ka ndodhur disa herë, ndërsa vajza nuk ka treguar asgjë për shkak të frikës. Edhe vetë vajza tregoi sesi abuzonte me të Ardian Qershija, kur e ëma ishte në punë.

Gazetari: Sa vjeç je?

Vajza: 31!

Gazetari: Çfarë të bënte Ardiani?

Vajza: Më hapte këmbën kështu. Më kapte cicët. Më zhvishte lakuriq. Bënte kështu ‘oh oh’, kishte qejf. Unë s’kisha qejf, por ai kishte qejf. Kjo ishte në punë. Unë nuk dija gjë. Më shtriu kështu. ‘Jo, jo i thashë unë’. Më ulte kokën. Unë qaja. ‘Oo barku, oo barku’.

Gazetari: Po mamit pse nuk i tregoje kur vinte nga puna?

Vajza: S’dija gjë!

“Stop” u interesua në Policinë e Durrësit për këtë rast dhe mësoi se Ardiani pas denoncimit është arrestuar direkt dhe më pas çështja ka shkuar në Prokurori. Mbetet enigmë mbetet fakti i lirimit të tij pas 3 ditësh.

“E mbajtën 3 ditë dhe e nxorrën. Nuk e di pse e nxorrën? Kur e shikoj, u habita pse e kishin nxjerrë”, tregon nëna.

Në prokurori u mësua, se këtë çështje e ka prokurori Gëzim Veizi, i cili ishte me Covid-19. Në një komunikim telefonik me prokurorin, ai u shpreh se pengesë është bërë një deklaratë e nënës, e cila është detyruar të heqë dorë nga kallëzimi.

Megjithatë prokuroria nuk e ka marrë për bazë tërheqjen dhe ka vazhduar veprimet. Sapo të kthehet në punë, prokurori Veizi do e procedojë penalisht dhe arrestojë abuzuesin, Ardian Qershija./ Burimi: Tv Klan

Pas