Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U paguan nga rivalët për monopolin e kazinove, vëllezërit shqiptarë fitojnë betejën me mediat në Meksikë

2023/12/05 at 8:33 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
U paguan nga rivalët për monopolin e kazinove, vëllezërit shqiptarë fitojnë betejën me mediat në Meksikë

Katër vëllezërit shqiptarë kanë fituar betejën me mediat në Meksikë. Luftar, Arben, Ramiz dhe Fatos Hysa, të cilët prej disa vitesh janë zhvendosur në këtë shtet, ku dhe kanë zhvilluar edhe bizneset e tyre, kryesisht të kazinove.

Prej disa kohësh ata kanë qenë në fokus të akuzave nga mediat meksikane, akuza këto që u shpërndanë edhe në mediat shqiptare.

Pas këtyre akuzave, kanë nisur dhe hetimet për artikujt e pa verifikuar që publikoheshin në Meksikë. Sipas gjetjeve që janë bërë nga hetimet, rezultoi se një grup biznesmenësh rivalë të vëllezërve shqiptarë në Meksikë, kanë paguar mediat në vendin e tyre që të shkruanin artikuj denigrues për “katër shqiptarët”.

Në këto artikuj pretendohej se Luftar, Arben, Ramiz dhe Fatos Hysa ishin të përfshirë në organizatat transnacionale të drogës dhe pastronin paratë e tyre përmes kazinove. Por, hetimet zbuluan se grupi rival i biznesmenëve vendas, kanë pasur për qëllim të krijojnë monopol në operimin e kazinove dhe të nxirrnin jashtë loje vëllezërit shqiptarë.

Në shtator 2022, u raportua se vëllezërit Luftar, Arbeni, Ramiz dhe Fatos, kishin një aleancë me Ismael Zambada García, udhëheqës i Kartelit Sinaloa dhe me Nemesio Oseguera Cervantes, udhëheqës i Kartelit të Gjeneratës së Re Jalisco (CJNG) me qëllim pastrimin e miliona dollarëve nëpërmjet bizneseve të tyre në sektorët e turizmit dhe argëtimit.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Meksikë (FGR) dhe Njësia e Inteligjencës në Ministrinë e Financave dhe Kredive Publike (SHCP), kanë njoftuar se nuk kanë kryer asnjë hetim ndaj katër vëlllezërve biznesmenë nga Shqipëria, pasi veprimtaria e tyre është provuar se NUK ka pasur lidhje me krimin e organizuar apo pastrimin e parave, në lidhje me dosjen e hetimit me numër: FED/SON/AGUA/0002348/2020.

“Nga ana e tyre, zyrtarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Lojërave dhe Lotarisë, Njësia Administrative e Ministrisë së Brendshme (SG), i thanë Grupo Imagen se Luftar dhe Arbeni shfaqen si aksionarë të kompanisë Entretenimiento Palermo, S.A. de C.V., një kompani që i është dhënë autorizimi për të qenë Operator, gjë që i mundëson të zhvillojë aktivitet argëtues, që nuk do të thotë se janë operatorë kazinoje”, raporton media meksikane.

Grupo Imagen është një konglomerat mediatik meksikan në pronësi të Grupo Empresarial Ángeles dhe kompania e tretë më e madhe e mediave në Meksikë pas Televisa dhe TV Azteca.

Pra, thënë ndryshe vëllezërit Luftar, Arbeni, Ramiz dhe Fatos Hysa janë biznesmenë që veprojnë si operatorë në zhvillimin e kazinove, sipas autorizimit dhe ligjit të Meksikës, por kjo nuk do të thotë se ata janë pronarë të kazinove.

Në një intervistë për konglomeratin mediatik meksikan “Grupo Imagen”, Arben Hysa ka sqaruar se akuzat ndaj familjes së tij janë të rreme dhe qesharake, pasi prej vitesh ata i janë përkushtuar vetëm punës me ndershmëri.

“Akuzat penale që i janë bërë familjes sonë janë jo vetëm të rreme, por edhe qesharake; Nëse familja ime do të kishte miliona dollarë për të cilat flitet, nuk do të na duhej të ngriheshim çdo ditë për të punuar larg njerëzve tanë të dashur, duke menduar për hapjen e bizneseve të reja, si restorantet tona, ku gjithmonë ekziston rreziku për të mos marrë kthimin e kapitalit të investuar”, është shprehur biznesmeni Arben Hysa.

Ai ka shtuar se versionet që supozohet se i lidhin ata me organizata kriminale janë akuza nga njerëz (pa përmendur emra) që kanë investuar në sektorin e kazinove dhe kërkojnë që të krijojnë një monopol në fushën e lojërave të fatit.

“Sidoqoftë, autoritetet nuk janë naive, ata e dinë shumë mirë se ne jemi njerëz të përgjegjshëm dhe se ne nuk jemi të përfshirë në veprimtari kriminale”, ka vijuar ai.

Ju sugjerojmë

Shkarkimi i Veliajt, Manjani: Zgjedhjet në Tiranë varen edhe nga vullneti i tij
-U tha në Opinion

Shkarkimi i Veliajt, Manjani: Zgjedhjet në Tiranë varen edhe nga vullneti i tij

16 Shtator, 2025 11:39 pm
Kush mban përgjegjësi ligjore nëse ministrja virtuale Diella “korruptohet”?
-U tha në Opinion

Kush mban përgjegjësi ligjore nëse ministrja virtuale Diella “korruptohet”?

16 Shtator, 2025 11:07 pm
Eklipsi, prezantohet në Opinion “motra” e ministres virtuale, Diella
-U tha në Opinion

Eklipsi, prezantohet në Opinion “motra” e ministres virtuale, Diella

16 Shtator, 2025 10:59 pm
Aktorja e njohur është imazhi real i Diellës, Anila Bisha: Jam paguar vetëm për…
-U tha në Opinion

Aktorja e njohur është imazhi real i Diellës, Anila Bisha: Jam paguar vetëm për…

16 Shtator, 2025 10:46 pm
Ministrja virtuale, juristi: Diella nuk duhej të dekretohej, nuk ka status juridik
-U tha në Opinion

Ministrja virtuale, juristi: Diella nuk duhej të dekretohej, nuk ka status juridik

16 Shtator, 2025 10:31 pm
Donald Trump drejt Britanisë së Madhe, pritet me protesta: Nuk je i mirëpritur
Bota

Donald Trump drejt Britanisë së Madhe, pritet me protesta: Nuk je i mirëpritur

16 Shtator, 2025 10:06 pm
Gaza/ Mijëra palestinezë kërkojnë arratisjen, tanqet izraelite mbushin rrugët
Bota

Gaza/ Mijëra palestinezë kërkojnë arratisjen, tanqet izraelite mbushin rrugët

16 Shtator, 2025 9:51 pm
Prokuroria kërkon dënim me vdekje për vrasësin e Charlie Kirk
Bota

Prokuroria kërkon dënim me vdekje për vrasësin e Charlie Kirk

16 Shtator, 2025 9:32 pm
Rama “thumbon” Farage: Kur largohesh nga BE, flet gjepura
Kryesore

Rama “thumbon” Farage: Kur largohesh nga BE, flet gjepura

16 Shtator, 2025 8:46 pm
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri
Aktualitet

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri

16 Shtator, 2025 8:27 pm
Para
Barcelona e Arabia Saudite ishin opsione, Messi zbulon për herë të parë si përfundoi në Amerikë

Barcelona e Arabia Saudite ishin opsione, Messi zbulon për herë të parë si përfundoi në Amerikë

Sulmoi grupin e xhirimit të “Stop”, ministri Manja mbron noteren dhunuese

Sulmoi grupin e xhirimit të “Stop”, ministri Manja mbron noteren dhunuese

“O ndyrësirë, do të të vras fare”, 1 vit burg për noteren Lleshi që goditi gazetarin dhe operatorin e “Stop”

“O ndyrësirë, do të të vras fare”, 1 vit burg për noteren Lleshi që goditi gazetarin dhe operatorin e “Stop”

TE FUNDIT

Shkarkimi i Veliajt, Manjani: Zgjedhjet në Tiranë varen edhe nga vullneti i tij

Shkarkimi i Veliajt, Manjani: Zgjedhjet në Tiranë varen edhe nga vullneti i tij
16 Shtator, 2025

Mazhorana ka nisur lëvizjet për shkarkimin e krebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, u cili ndodhet në burg që prej muajit...

Lexo më shumë

Kush mban përgjegjësi ligjore nëse ministrja virtuale Diella “korruptohet”?

Kush mban përgjegjësi ligjore nëse ministrja virtuale Diella “korruptohet”?
16 Shtator, 2025

Diskutimi në emisionin “Opinion” mbrëmjen e kësaj të marte është fokusuar te Diella, ministrja që do të funksionojë nëpërmjet Inteligjencës...

Lexo më shumë

Eklipsi, prezantohet në Opinion “motra” e ministres virtuale, Diella

Eklipsi, prezantohet në Opinion “motra” e ministres virtuale, Diella
16 Shtator, 2025

Aldro Nini, drejtor i Acromax ka prezantuar në emisionin Opinion Eklsipsin, “motrën” e ministres virtuale Diella. Nini ka demonstruan se...

Lexo më shumë

Aktorja e njohur është imazhi real i Diellës, Anila Bisha: Jam paguar vetëm për…

Aktorja e njohur është imazhi real i Diellës, Anila Bisha: Jam paguar vetëm për…
16 Shtator, 2025

Imazhi i Diella fillimisht u bë i njohur për qytetarët shqiptarë në aplikacionin e-Albania, ndërsa u “fama” e saj u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com