Dy mjete lundruese të nisura nga shteti grek në drejtim të Shqipërisë janë konstatuar nga avioni i Frontex, i cili më pas ka njoftuar dhe Policinë e Shtetit.
Mjetet lundruese tip gomone janë konstatuar ditën e djeshme në Korfuz rreth orës 16:00. Pas ndjekes nga autoritetet, një mjet lundrues është kthyer përsëri në ujërat greke, ndërsa mjeti tjetër lundrues tip gomone me 3 motorë të llojit “Yamaha”, është braktisur nga ekuipazhi, pranë vendit të quajtur “Plazhi i Vjetër” në Vlorë.
Nga kontrollit të ushtruar në mjet nuk është gjetur lëndë narkotike apo materiale të kundërligjshme. Gjithashtu, nga të dhënat paraprake të avionit të Frontex-it që ka kryer ndjekjen nga ajri në bordet e gomoneve nuk janë konstatuar sende të tjera, përveç bidonëve me karburant.
Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e personave të cilët ishin në ekuipazhin e dy mjeteve lundruese. Ndjekja e gomoneve të dyshimta është bërë në një kohë kur mediat italiane shprehen se në Shqipëri është rritur prodhimi i lëndëve narkotike./ Opinion.al