Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në “Rruga e Arbrit”, në dalje të qytetit të Peshkopisë.
Sipas uniformave blu mësohet se një punonjës i ADZM Dibër ishte nisur për shuar flakët në Lurë, por humbi kontrollin mbi mjetin që po drejtonte, doli nga rruga dhe ra disa metra poshtë saj.
Bëhet me dije se 43-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Traumës në Tiranë.
“Rreth orës 10:00, në dalje të qytetit të Peshkopisë, shtetasi B.S., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë saj.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, drejtuesi i automjetit ka humbur jetën, gjatë transportimit për në spitalin e Traumës Tiranë”, njofton policia.