Te Fundit

U ndërrojnë bebet në maternitet. Ja si e zgjidhën këto dy nëna


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:17 - 25/11/15 |
b.f

Gjithçka filloi kur dy gratë, të dyja me emrin Lyudmila, lindën dy vajza pak minuta njëra pas tjetrës. Por fëmijët u shkëmbyen gabimisht në momentin e lindjes në një spital të Rusisë. Secila nga nënat nisi procesin e rritjes së foshnjave duke menduar se ishin pikërisht vajzat e tyre.

Një nga gratë madje, u akuzua se kishte tradhtuar të shoqin, me këtë të fundit që kërkoi testin e ADN-së. U deshën 102 ditë që vajzat të ribashkoheshin me nënat e tyre biologjike, por procesi nuk ishte pa dhimbje, pasi këto të fundit ishin mësuar me dashurinë drejt krijesave të tyre të vogla.

“E kuptoj që fëmija është i saj. E kuptoj që do të jetë në duar të sigurta. Por ne do të mbetemi mikesha dhe do të jemi në kontakt”, tha njëra nga nënat, duke premtuar se do të shkëmbejnë fotografi të vajzave të tyre gjatë rritjes.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas