Rreth një muaj më parë çifti i njohur i showbizit botëror aktori Channing Tatum dhe këngëtarja Jessie J u ndanë.
Por mesa duket ata nuk kanë mundur të qëndrojnë larg njëri-tjetrit pasi janë bashkuar sërish. Sipas mediave të huaja Jessie J dhe Channing Tatum janë parë së bashku në një dyqan mobiljeshnë Los Angelos.
Ndonëse u përpoqën të mos viheshin re, fansat kanë arritur ti njohin. Të veshur sportivë sipas mediave të huaja ata dukeshin mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin.
Arsyeja e ndarjes së tyre rreth një muaj më parë ishte për shkak të angazhimeve të shumta lidhur me karrierën./Opinion.al/