Një 54 vjeçar i ndaluar nga Policia në Lushnjë për shkak se akuzohet për vjedhje ullinjsh, ka ndërruar jetë sot në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.Fadil Hoxha, u shoqërua në Policia pas një denoncimi të bërë nga pronari i një toke në Lushnjë, që e akuzohet për grabitjen e ullinjve.Familjarët, akuzojnë Policinë se u kanë refuzuar të fusin ilaçet në ambientet e paraburgimit për zemrën që 54vjeçari merrte tri herë në ditë. Sipas dëshmisë së familjarëve të tij, ndonëse ata i kishin kërkuar punonjësve të policisë që t’i fusnin në ambientet e paraburgimit ilaçet kjo e fundit sipas tyre kishte refuzuar.