Vitin e kaluar mediat rozë shkruajtën për ndarjen e këngëtarit Erik Lloshi nga e dashura e tij prej shumë vitesh. Ai vetë e konfirmoi mirë po nuk dha shumë detaje. Edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë nga ndarja, Erik Lloshi i ka habitur të gjithë me foton e postuar së fundmi në Instagram. Ai tregon dorën e një femre e cila mban unazën ndërsa lajmëron se është fejuar.
Urimet ishin të shumta por Eriku nuk e ka bërë publik identitetin e partneres së tij. Mos vallë është rikthyer me ish të dashurën apo bëhet fjalë për një histori të re?