Një nënë dyshohet se ka publikuar në Facebook foto nudo të një 12 vjeçareje pasi vajza kishte ndërprerë lidhjen me djalin e saj.
39 vjeçarja Danita Michaux, nga Pennsylvania, po akuzohet për një veprim të tillë.
Fotografia e cila ishte bërë më 2013, e paraqet vajzën zhveshur në pjesën e lartë të trupit. Foton dyshohet se vajza ia kishte dërguar djalit të saj, kur ata ishin bashkë.
Mesazhe të tilla dhe foto nga Michaux kishin marrë edhe familjarë të vajzës.