Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U mor peng në Tiranë, 37-vjeçari rrëfen torturat: Më çuan në pyll, si arrita t’ia mbath

2018/04/09 at 5:46 PM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
U mor peng në Tiranë, 37-vjeçari rrëfen torturat: Më çuan në pyll, si arrita t’ia mbath

Policia ka zbardhur dinamikën e rrëmbimit dhe keqtrajtimit të 37-vjecarit Johan Pema, me origjinë nga Berati më 3 prill të 2018 në kryeqytet.

Ekspertët që po punojnë me çështjen besojnë se krimi është kryer nga vrasës me pagesë, të cilit kishin në plan eliminimin fizik të Pemës.

Vetë Pema, pas dëshmisë së dhënë në polici ka rrëfyer se kishte disa ditë që kishte vënë re se dikush ndiqte gjithë lëvizjet e tij.

Duke mos qenë i sigurt për rrezikun që i kanosej ai nuk i ka dhënë rëndësinë e duhur. Si pasojë, mbrëmjen e 3 prillit teksa po mbyllte derën e palestrës ku punonte një person i afrohet dhe i tërheq vëmendjen, ndërsa dy të tjerë i afrohen nga pas dhe nën kërcënimin e armëve e detyrojnë që të futet në një makinë.

Më pas fillojnë ta keqtrajtojnë në mënyrë barbare duke i thënë se kishin marrë porosi nga Anglia që ta ekzekutonin.

Ata e çojnë jashtë Tiranë, në një pyll pranë fshatit Prush dhe ndërsa njëri prej autorëve tenton ta tërheq zvarrë jashtë makinës, Johani gjen forcën për ta qëlluar me grusht dhe t’i shpëtojë nga duart duke vrapuar në errësirë nëpër pyll.

Duket se reagimi i beftë i 37-vjecarit i ka gjetur të papërgatitur autorët, të cilët e kanë ndjekur nga pas duke e qëlluar me armë por falë dendësisë së pyllit dhe errësirës ata e kanë humbur. Pas kësaj Johani kërkon ndihmë në një shtëpi nga ku edhe i telefonojnë policisë.

Hetimi
Nga provat e mbledhura në vendngjarje por edhe nga dëshmitë e marra është arritur në konkluzionin se ngjarja ka lidhje me një konflikt të hershem të Johanit që kishte lindur 7 vite më parë në qytezën Hastinings, në jug të Anglisë ku ai jetonte si emigrant.

Edhe data e rrëmbimit nuk ishte e rastësishme. Ajo ishte paracaktuar nga personat porositës dhe lidhet pikërisht me datën 3 prill të 2011 kur Johani aksidentohet, ndërsa ishte duke ngarë një makinë përtej normave të lejuara të shpejtësisë.

Aksidenti rezultoi fatal për shokun e tij, 19-vjecarin Enerik Rrukaj nga Shkodra me të cilin po udhëtonte. Johani u dënua me 2 vite burg për drejtim të papërgjegjshëm dhe shkelje të rënda të kodit rrugor.

Por duket se familja e të riut shkodran nuk e kapërdiu dot vdekjen djalit të saj. Ata filluan ta kërcënonin Pemën me jetë duke i kujtuar Kanunin.

Pas kryerjes së dënimit ai u kthye në Shqipëri dhe u përpoq që të rifillonte një jetë të re. Megjithatë kërcënimet nuk ndalën.

Ai u ka paraqitur uniformave blu gjithë mesazhet kërcënuese që i janë dërguar në forma të ndryshme elektronike përgjatë një periudhe të gjatë kohore.

Sipas tij, ai nuk i kishte denoncuar më parë pasi e kuptonte dhimbjen e familjarëve të Rrukës dhe se nuk besonte se ata do të arrinin deri aty sa të tentonin që ta vrisnin.

Burimi: Gazeta Shqiptare

Etiketa: 37 vjecarimoren pengpyellitorturat

Ju sugjerojmë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Tiranë/ Shpërthim me tritol në një makinë në Selitë të Vogël

19 Dhjetor, 2025 8:53 am
The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët
Aktualitet

The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

19 Dhjetor, 2025 8:36 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 19 dhjetor 2025

19 Dhjetor, 2025 8:33 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 19 dhjetor 2025

19 Dhjetor, 2025 8:32 am
Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi
-U tha në Opinion

Rama: Nano shumë talent dhe pak vullnet, Berisha më i vullnetshmi

18 Dhjetor, 2025 10:34 pm
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
-U tha në Opinion

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

18 Dhjetor, 2025 10:24 pm
Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…
-U tha në Opinion

Rama për Berishën: Mishëron rrezatimin negativ, komunisti ultrafanatik u kthye në…

18 Dhjetor, 2025 9:55 pm
“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh
-U tha në Opinion

“I kisha flokët më të gjata”, Rama: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh

18 Dhjetor, 2025 9:51 pm
“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama flet në Opinion për babain e tij
-U tha në Opinion

“I detyrohem një gjë të madhe”, Rama flet në Opinion për babain e tij

18 Dhjetor, 2025 9:43 pm
“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës”,Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë
-U tha në Opinion

“Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës”,Rama flet për “refleksionet” e 35 viteve më parë

18 Dhjetor, 2025 9:39 pm
Para
Elvana publikoi këngën më reperin amerikan; por për kë i ka Flor Mumajesi këto fjalë prekëse?

Elvana publikoi këngën më reperin amerikan; por për kë i ka Flor Mumajesi këto fjalë prekëse?

Pep Guardiola për ndeshjen ndaj Liverpoolit: Rezultati është i vështirë për t’u përmbysur

Pep Guardiola për ndeshjen ndaj Liverpoolit: Rezultati është i vështirë për t’u përmbysur

Shihni se si u hidhen vajzave pilulat e drogës në gotë gjatë festave

Shihni se si u hidhen vajzave pilulat e drogës në gotë gjatë festave

TE FUNDIT

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut

Dronët zbulojnë virus vdekjeprurës në frymën e balenave të Arktikut
19 Dhjetor, 2025

Dronët e pajisur me teknologji të posaçme kanë ndihmuar shkencëtarët të zbulojnë një virus potencialisht vdekjeprurës në frymën e balenave...

Lexo më shumë

Tiranë/ Shpërthim me tritol në një makinë në Selitë të Vogël

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
19 Dhjetor, 2025

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, rreth orës 03:20, në Selitë të Vogël, dyshohet se është...

Lexo më shumë

The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët

The Guardian: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët
19 Dhjetor, 2025

Ekspertët e udhëtimit kanë zbuluar disa nga destinacionet më emocionuese evropiane këtë vit, nga ishujt e paprekur në Finlandë, vendpushimet...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 19 dhjetor 2025

Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
19 Dhjetor, 2025

Të premten, vendi ynë do të përfshihet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Parashikohen kthjellime të shumta, të ndërthurura me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com