Një punonjës i policisë bashkiake është arrestuar nën akuzën e korrupsionit, sepse u merrte para tregtarëve ambulantë për të mos i larguar nga vendi i tyre i tregtimit.
Nën pranga është vënë Gerti Dedja, punonjës në Bashkinë e Shijakut, ndërsa policia ka sekuestruar edhe një sasi parash dhe 2 celularët e tij.