Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një dalje për mediat ka deklaruar se në Shqipëri janë testuar 65 raste me koronavirus, dy prej të cilëve rezultuan pozitivë.
Ndërkohë, Manastirliu tha se janë marrë 14 raste që kanë pasur kontakr me dy të infektuarit. Ministrja bën me dije se janë kufizuar dhe ndaluar ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara.
”Janë testuar 65 raste në laboratorin e virologjisë në ISHP. 2 prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë. Në proces testimi janë 14 raste që i përkasin kontakteve të rasteve që janë identifikuar. Sikurse kemi bërë me transparencë maksimale do t’ju informojmë për çdo informacion të rëndësishëm për qytetarët. Kufizohen dhe ndalohen e ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara, përveç atyre ndërhyrjeve me patologji malinje dhe raste të urgjencës“,-tha Manastirliu./ Opinion.al