Kronikë

U mbytën në liqen, dy të miturit janë vëllezër


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:22 - 27/05/22 |
Opi Nion

Të tjera detaje bëhen të ditur lidhur me mbytjen e dy fëmijëve të mitur në liqenin e Prushit. Mësohet se në liqen kanë qenë 6 fëmijë, që kapeshin pas një litari dhe zhyteshin. Por kjo lojë ka rezultuar fatale për dy vëllezërit e moshës 14 dhe 10 vjeç. Sikurse bën me dije News 24, vëllai më i madh ka hyrë të shpëtojë më të voglin, por fatkeqësisht nuk ja ka dalë

Trupat e tyre janë nxjerr nga polombarët dhe janë dërguar në morg.

Njoftim nga policia

Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për mbytjen e dy të miturve, në liqenin e Prushit, ju informojmë se:

Si rezultat i kërkimeve të kryera nga Polumbarët e Reneas u bë e mundur gjetja e trupave të pajetë të miturve M. T., 14 vjeç dhe K. T., 10 vjeç (vëllezër).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Pas