Qeveria ka shpallur “Dëshmor të Atdheut” kapitenin Arben Anamali, i cili humbi jetën pak ditë më parë ndërsa u shpëtonte jetën dy turistëve në Shkodër.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa shkruan se nderojnë kapitenin me mirënjohjen më të lartë të Republikës.
“U PREHSH NË PAQE DËSHMOR I ATDHEUT
Nderojmë me mirënjohjen më të lartë të Republikës, Kapiten Arben Anamalin, drejtuesin e anijes turistike të Bashkisë Shkodër që sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar jetën e dy turistëve në Liqenin e Shkodrës.
I paharruar, Kapiten Arbeni”, shkruan Rama në një postim në Facebook.
Kujtojmë se ngjarja tragjike ndodhi pasditen e të martës, më 8 korrik, në liqenin e Shkodrës, teksa kapiteni i anijes Arben Anamali tentoi të shpëtonte dy turistë që kishin rënë në ujë, por nuk ja doli të shpëtojë vetë.