Është gjetur trupi i pajetë i 10-vjeçarit që u mbyt pasditen e 5 prillit në lumin Fan të Mirditës.
Mësohet se trupi i të miturit është gjetur nga polumbarët, tek diga e Hecit të Repsit, disa kilometra nga vendi ku është mbytur.
I mituri ra në lumë ndërsa po tentonte të merrte topin që i ra teksa po luante me shokët./Opinion.al