Trupi i pajetë i 21-vjeçarit Raimond Spahiu, i cili u mbyt tri ditë më parë në ujërat e Drinit është gjetur nga polumbarët mëngjesin e sotëm, në zonën e Kukësit, rreth 1 km nga vendi ku ishte mbytur.
21-vjeçari kishte shkuar me pushime në fshatin Ujmisht, në Kukës, tek halla, por që rezultuan fatale. Ditën e djeshme familjarët i kanë bërë thirrje organeve kompetente të ndihmojnë në gjendtjen e trupit, sepse familjarët po vajtonin të riun, në mungesë të tij.