Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier, ku një 21-vjeçar është mbytur në kanalin e Pojanit.
Policia bën me dije se pas më shumë se dy orësh kërkimesh, është gjetur trupi i pajetë i tij, në një kanal.
Mësohet se i riu i identifikuar si Hamit Senka ishte duke peshkuar me miqtë e tij në momentin që ra aksidentalisht në kanal, prej të cilit nuk mundi të dalë dot.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:40 në fshatin Pojan.