Pas kërkimeve intensive nga ekipi i polumbarëve në lumin e Matit është gjetur këtë mëngjes trupi i 22 vjeçarit Valentin Nikolli.
Mësohet se rrjedha e fortë e lumit e ka vështirësuar prej ditës së djeshme punën e polumbarëve.
Kujtojmë se Nikolli u mbyt dje në lumin Mat teksa po peshkonte me dy shokët e tij, i riu u fut për t’u larë, por rrjedha e fortë e ka marrë me vete. Shokët e tij kanë arritur ta shikojnë për disa minuta dhe më pas ju ka humbur nga shikimi për shkak të rrjedhës së fortë të lumit.
Gjatë kërkimeve intensive, prezente ka qenë edhe policia e cila ju ka ardhur në ndihmë ekipit të polumbarëve bashkë me banorë të zonës./Opinion.al