Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U masakrua me thikë në mes të Elbasanit, 37-vjeçari pronar i një resorti në Xibrakë

2016/10/02 at 7:29 PM
në Aktualitet, Kronikë
Kohë leximi: 2 min
A A
U masakrua me thikë në mes të Elbasanit, 37-vjeçari pronar i një resorti në Xibrakë

Erion Millo u bë shënjestër e autorëve që e sulmuan sapo ai zbriti nga makina për të hyrë në një lokal mes pallateve, në lagjen pranë stacionit të trenit, mbrëmjen e djeshme në Elbasan.


Viktima është goditur disa herë me thikë, ndërsa policia ka gjetur dhe dy gëzhoja në vend, por nuk ka konfirmuar nëse autorët e qëlluan me armë zjarri. Mësohet vetëm se Millo ka gjetur vdekjen gjatë transportimit për në spitalin kirurgjik të Elbasanit.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, në një nga rrugët kryesore të qytetit të Elbasanit. Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, 37­vjeçari ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij tip “Ford”.

Shumë pranë stacionit të trenit, ai ka ndaluar dhe ka dalë nga mjeti, ku mendohet se ka pasur si drejtim një lokal që ndodhet poshtë pallateve të kësaj rruge.

Sakaq, dyshohet se të paktën dy persona, të cilët mendohet se i kishin zënë pritë, i kanë dalë përpara qetësisht 37­ vjeçarit. Njëri prej tyre ka nisur ta godasë me thikë kryesisht në pjesë të barkut, por më pas dyshohet se goditjet kanë kaluar në pjesë të ndryshme të trupit.

Autorët, kur e kanë parë që 37­vjeçari ka rënë në tokë, janë kthyer për të ikur. Gjatë momentit të largimit, njëri prej tyre ka qëlluar dy herë me armë në ajër, që dyshohet se ka qenë armë e tipit pistoletë, dy gëzhojat e së cilës janë sekuestruar nga policia në vendin e ngjarjes.

Policia sakaq, pas marrjes së informacionit se shumë pranë stacionit të trenit ka ndodhur një vrasje, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe ka bërë të mundur shoqërimin e më shumë se 20 personave, të cilët kanë parë ngjarjen, ndërsa ende nuk ka identifikuar autorët.

37­vjeçari rezulton ortak në një kompleks që ofron shërbime të ndryshme në fshatin Xibrakë, të Elbasanit, si tregtim i karburantit, restorant, bar dhe hoteleri.

Mësohet se 37­ vjeçari frekuentonte shpesh zonën në fjalë dhe se ai është ruajtur më së miri nga autorët, të cilët kanë mirorganizuar me çdo detaj krimin.

Etiketa: elbasanpronarresortsulmthike


Ju sugjerojmë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

4 Tetor, 2025 11:52 pm
Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet
Aktualitet

Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet

4 Tetor, 2025 5:25 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Dhunuan punonjësin e policisë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

4 Tetor, 2025 5:13 pm
E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje
Aktualitet

E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje

4 Tetor, 2025 5:03 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Pranga 43-vjeçarit të armatosur në Tiranë,prezantohej si punonjës i forcave speciale

4 Tetor, 2025 1:25 pm
Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…
Aktualitet

Rama: Në zonat pyjore që digjen, për 30 vite s’do jepet asnjë leje ndërtimi

4 Tetor, 2025 12:26 pm
Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër
Kronikë

Arrestohet polici, përplasi për vdekje me makinë një person në Gjirokastër

4 Tetor, 2025 10:36 am
“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore
Aktualitet

“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore

4 Tetor, 2025 10:32 am
Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë
Aktualitet

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë

3 Tetor, 2025 10:35 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident në rrugën Kakavijë-Gjirokastër, humb jetën një person

3 Tetor, 2025 10:00 pm
Para
Pas 6 fitoresh në Premier Ligë, Totenhemi i shkakton humbjen e parë Guardiolës

Pas 6 fitoresh në Premier Ligë, Totenhemi i shkakton humbjen e parë Guardiolës

Receta/ Zhdukni qimet e fytyrës me qumësht ose kos

Receta/ Zhdukni qimet e fytyrës me qumësht ose kos

Thaçi: Shqipëria dhe Kosova, zonë e përbashkët turistike

Thaçi: Shqipëria dhe Kosova, zonë e përbashkët turistike
















TE FUNDIT

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
5 Tetor, 2025

Aktori Florjan Binaj ka shpallur kandidaturën si i pavarur në zgjedhjet për kryetar bashkie të Tiranës. Teksa thekson arsyet e...

Lexo më shumë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
4 Tetor, 2025

Në qytetin e Sarandës është regjistruar një shpërthim  i fortë me tritol. Nga të dhënat e para raportohet se një...

Lexo më shumë

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
4 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kishte udhëzuar ekipin negociator izraelit, të udhëhequr nga Ministri i Çështjeve Strategjike Ron Dermer,...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
4 Tetor, 2025

Në selinë e Partisë Demokratike, dega Vlorë, nën drejtimin e deputetit Bujar Leskaj, u zhvillua mbledhja e kryesisë së degës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com