Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U lind nga prindër që nuk flisnin e dëgjonin,Ardita: Trembesha nga shenjat

2021/01/31 at 5:15 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
U lind nga prindër që nuk flisnin e dëgjonin,Ardita: Trembesha nga shenjat

Ardita në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka rrëfyer se ka ardhur në jetë nga dy prindër shurdhmemecë dhe fëmijëria që ka kaluar së bashku me vëllezërit ka qenë shumë e vështirë. Ardita është rritur nga gjyshërit e saj sepse mamaja shurdhmemece pa dashje fëmijën e parë e ka mbytur duke i dhënë gji gjatë natës pasi ajo nuk dëgjonte dot të qarat e fëmijës. Kështu për mos rrezikuar dhe jetën e saj, gjyshërit e rritën Arditën. Kur u detyrua të kthehej tek shtëpia e prindërve pas disa viteve, ajo nuk ishte e lumtur dhe nuk përshtatej dot më prindërit. Dëshironte që të jetonte me gjyshërit.


Ardita: Historia ime ka filluar kur ka filluar historia e prindërve të mi. Të dy ata janë shurdhmemec, nuk flasin dhe nuk dëgjojnë. Kur kanë qenë në një moshë të vogël ata kanë kaluar një temperaturë. Babi ka qenë vetëm 6 muajsh, kurse mami ka qenë 8 vjeç. Ata rriten, babi bën një shkollë në Tiranë tek Gjuha e Shenjave. Rriten, arrijnë një moshë madhore dhe menduan që t’i martonin e të lindnin fëmijë që të linin gjurmë. Bëhet një shkesë, i fejojnë, i martojnë. Në fillim ka qenë çdo gjë mirë, jetonin me gjyshërit, por më mbrapa mami kërkonte që të jetonin të dy vetë burrë dhe grua. Gjyshi nuk ua prish, i vendos në një shtëpi në fshat dhe aty jetonin. Jo më shumë se disa muaj, mami ngel shtatzënë dhe lind një fëmijë, vajzë. Kur vajza bën 6 muaj, mami aksidentalisht gjatë natës i zë frymën duke i dhënë të pijë, në thonjëza e mbyt sepse ajo nuk dëgjonte.

Ky ishte problemi se nuk dëgjonte të qarat e vajzës. Ardita: Kaloi një vit, në vitin 1992 mami ngelet sërish shtatzënë dhe këtë vit lind unë. Një hidhërim i tillë nuk humbet kurrë por u ndriçuan pak edhe gjyshërit edhe prindërit e mi për këtë gjë. Lind unë, por lindi dhe dilema sepse gjyshërit ishin të trembur, vendosën që mua të më marrin që tre ditëshe.

Ardit Gjebrea: Gjyshja me gjyshin?

Ardita: Po nga ana e babit. Shtëpia e tyre ishte pak në periferi të fshatit, kurse mami e babai jetonin në fshat. Më rritin, di që kam pirë shumë pak qumësht ato ditët e para, vinte mami ditë për ditë dhe ikte.  Fjalët e para që i them gjyshit dhe gjyshes janë mami dhe babi. Kur isha 4 vjeç gjyshi më thoshte është mami Moza dhe babi por unë asnjëherë nuk i pranoja. Më kujtohet që mami Mozën e largoja gjithmonë, i thosha ikë, nuk të dua. Ajo më thoshte që je e imja me shenja, unë i thoja jo nuk jam e jotja. Kur u rrita pak më shumë, e kuptoja që ata ishin prindërit e mi por prap mbaja qëndrimin tim, i hidhesha në krahë gjyshit dhe gjyshes, i thosha mami babi. Bile kur më pyesnin, unë thosha jam e Fadilit, për gjyshin.

Ardita: Kur arrij 7 vjeç duhet të shkoja në shkollë, detyrohen të më çojnë në fshat tek mami dhe babi se unë kisha dhe vëllain. Një vit pas mua ka lindur vëllai por mami ka këmbëngulur që vëllain ta mbante vetë. Gjyshi i mori një fëmijë dhe nuk donte t’i linte thatë fare, kështu që e la vëllain. Më çojnë në fshat në Mesaplik, më kujtohet që nuk kam dashur të rri, trembesha nga shenjat, nga komunikimi. Nuk i kuptoja kur komunikonin. Vëllai po sepse u rritu dhe u mësua me ta, madje filloi të komunikonte me shenja dhe me të tjerët, por fliste edhe me gojë.

Mami më thoshte shko më sillë këtë gjë dhe unë i sillja gjë tjetër, më bërtiste, qaja, doja të ikja. Mami ka një tonacion të lehtë, një psherëtimë, kurse babi fare. Më kujtohet që ajo mërziteshe me mua, i vinte inat që unë nuk mësoja dhe vëllai si gjithmonë me vrap i sillte gjërat që ajo i kërkonte. Kalojnë vitet e para, mësohem me këtë ide që kjo është shtëpia ime edhe pse më merrte malli për gjyshen.  Një jetë pak e trishtë, një fëmijëri ku mungonte fëmijëria, ne duhet të rriteshim para kohe edhe unë edhe vëllai, duhet të kishim ne kujdes për prindërit dhe jo ata për ne.

Babit i lidh gjyshi një Kemp me atë që ne ushqeheshim dhe gjërat më të nevojshme në fshat, sepse pjesën tjetër na i siguronte gjyshja me gjyshin. Në atë shtëpi më mungonte shumë fjala dhe zhurma, sepse kishim shumë qetësi, kishim vetëm televizorin që na tingëllonte, në shtëpinë tonë nuk na vizitonte njeri. Në shkollë thoshin më erdhi tezja, më erdhi daja, xhaxhai, ne nuk i kishim këto. Ne mezi prisnim fundjavën që të vinim tek gjyshja e gjyshi sepse aty kishte zhurmë, qeshej, këndohej, kishte shumë gjëra.

Ardit Gjebrea: Kjo të zemëronte shpesh herë, kujt i shfryheshe?

Ardita: Gjyshes, i thosha pse i martuat, pse që të vuajmë ne? Ajo qante, mërzitej shumë dhe thoshte fati i tyre kështu ishte, por ja jeni juve si drita, do rriteni, do kujdeseni për ta. Isha e vogël dhe nuk e kuptoja./Tvklan.al

Etiketa: arditahistoriprindershurdh memece


Ju sugjerojmë

BE-ja bën thirrje për mosndërhyrje në punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës
Rajoni

BE-ja bën thirrje për mosndërhyrje në punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

13 Shtator, 2025 10:32 am
Ukrainë, prodhim i përbashkët armësh me SHBA dhe Gjermaninë
Bota

Ukrainë, prodhim i përbashkët armësh me SHBA dhe Gjermaninë

13 Shtator, 2025 9:46 am
Rama: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash
Politikë

Rama: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

13 Shtator, 2025 8:59 am
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident me vdekje në Fier

13 Shtator, 2025 8:51 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si parashikohet moti këtë të shtunë

13 Shtator, 2025 8:48 am
Horoskopi për ditën e sotme, 10 korrik 2025
Kryesore

Horoskopi, 13 shtator 2025

13 Shtator, 2025 8:04 am
Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Gafa e Trump: Ndalova luftën në Shqipëri

12 Shtator, 2025 10:53 pm
Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon
Bota

Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon

12 Shtator, 2025 10:12 pm
Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës
Bota

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës

12 Shtator, 2025 9:30 pm
Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin
Bota

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin

12 Shtator, 2025 8:51 pm
Para
Identifikohet ne Greqi mutacioni afrikan i Covid

Identifikohet ne Greqi mutacioni afrikan i Covid

U aksidentua në aksin Milot –Thumanë, ndërron jetë 24-vjeçari

U aksidentua në aksin Milot –Thumanë, ndërron jetë 24-vjeçari

Protesta kundër masave Covid në Vjenë e Bruksel, më shumë se 200 shoqërime

Protesta kundër masave Covid në Vjenë e Bruksel, më shumë se 200 shoqërime
















TE FUNDIT

BE-ja bën thirrje për mosndërhyrje në punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

BE-ja bën thirrje për mosndërhyrje në punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës
13 Shtator, 2025

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje aktorëve politikë dhe institucioneve të Kosovës të vetëpërmbahen nga “çdo ndërhyrje e papërshtatshme” në...

Lexo më shumë

Ukrainë, prodhim i përbashkët armësh me SHBA dhe Gjermaninë

Ukrainë, prodhim i përbashkët armësh me SHBA dhe Gjermaninë
13 Shtator, 2025

Kievi u ka kërkuar partnerëve të tij perëndimorë mbështetje për zgjerimin e industrisë vendase të prodhimit të armëve. Gjermania dhe...

Lexo më shumë

Rama: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash

Rama: Presidenca Daneze e BE-se na fton të martën të hapim 4 kapituj negociatash
13 Shtator, 2025

Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të...

Lexo më shumë

Aksident me vdekje në Fier

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
13 Shtator, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier. Policia bën me dije se një 47-vjeçare ka humbur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com