Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U largua nga Gjykata e Lartë e KED, kush do e zëvendësojë Ardian Dvoranin

2020/06/11 at 9:24 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
U largua nga Gjykata e Lartë e KED, kush do e zëvendësojë Ardian Dvoranin

Në Shqipëri, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), vendosi sot të konsiderojë të përfunduar mandatin e anëtarit të Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani. Për pasojë ai humbet dhe funksionin e tij si kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), të cilin e ushtronte automatikisht si anëtari i vetëm i Gjykatës së Lartë. Ky funksion pritet t’i kalojë anëtares se Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, si nënkryetare e Këshillit.

Shumica e anëtarëve të KLGJ-së, të cilët mbështetën idenë e përfundimit të mandatit të zotit Dvorani, e argumentuan këtë me faktin që tanimë, kur tre nga katër anëtarët jo gjyqtarë, të Gjykatës së Lartë janë zgjedhur, atëherë, zoti Dvorani, nuk ka më arsye për të qëndruar në detyrë, përtej mandatit që i ka përfunduar në vitin 2014.

Zoti Dvorani, u emërua anëtarë i Gjykatës së Lartë në vitin 2005, pikërisht nga radhët e jogjyqtarëve. Por pas përfundimit në vitin 2014 të mandatit 9 vjeçar, ai zbatoi klauzolën ligjore e cila i njihte të drejtën e mbajtjes së funksionit, deri në emërimin e pasuesit.

Zoti Dvorani reagoi shkurtimisht ndaj vendimit të sotëm. “Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme. Por duhet të shikoj çfarë do të katranosin në arsyetim. Reforma e drejtësisë ka ende rrugë të gjatë për të provuar qëllimin e mirë të saj. Votimi ka qene 6 me 4”. Përmes një letre drejtuar më parë KLGJ-së ai theksonte se mandati i tij, do të mund të konsiderohej i përfunduar, me emërimn dhe të anëtarit të katërt.

KLGJ u vu në lëvizje nga presidenti Ilir Meta, sipas të cilit “me emërimin dhe fillimin e ushtrimit të mandatit të rregullt të anëtarit të parë në Gjykatën e Lartë, që përkon me fillimin e ushtrimit të mandatit të zotit Sokol Sadushaj, zotit Ardian Dvorani i ka përfunduar tashmë dhe “detyrimi” për vijimin e ushtrimit të detyrës, detyrim ky që sipas tij, e ka mbajtur atë të lidhur me pozicionin si anëtar i Gjykatës së Lartë për thuajse 7 vjet pas përfundimit të mandatit të rregullt”. Sipas presidentit të Republikës, anëtari i katërt “i përket plotësimit të vendit vakant të krijuar nga përfundimi para kohe i mandatit të ish-gjyqtarit zotit Xhezair Zaganjori”

Nga ana tij, zoti Dvorani, në letrën dërguar KLGJ-së e cilësonte nismën e Presidentit, si një lëvizje “me qëllimin e qartë: të ndërhyjë dhe ndikojë në mënyrë të papërshtatshme, në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin, në veprimtarinë e institucioneve kushtetuese të pavarura siç është KLGJ-ja dhe të arrijë të ndikojë në karrierën gjyqësore të një gjyqtari konkret”

Kërkesa e zotit Meta, pasoi një përplasjeje të gjatë mes tij dhe zotit Dvorani, lidhur me aktivitetin e këtij të fundit si kryetar i KED-së, përplasje e cila u nxit nga procedurat e ndjekur lidhura me emërimet në Gjykatën Kushtetues, që çuan në një konflikt të hapur mes kreut të Shtetit dhe Parlamentit. Për këtë rast, pritet javën e ardhshme dhe opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias. Dy draft opinionet e tij, i kanë dhënë të drejtë presidentit Meta, për mënyrën se si ai e trajtoi çështjen e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese./ VOA

Ju sugjerojmë

Shtatë skenarët, çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin?
Bota

Shtatë skenarët, çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin?

29 Janar, 2026 10:54 am
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Bota

Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon

29 Janar, 2026 10:31 am
Bisedimet bërthamore, CNN: Trump shqyrton sulme në shkallë të gjerë ndaj Iranit
Bota

Bisedimet bërthamore, CNN: Trump shqyrton sulme në shkallë të gjerë ndaj Iranit

29 Janar, 2026 10:15 am
Ministria e Mbrojtjes: Mbi 345 milionë lekë për të dëmtuarit nga zjarret e verës
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Mbi 345 milionë lekë për të dëmtuarit nga zjarret e verës

29 Janar, 2026 9:25 am
Sllovakia kundër ndalimit të importit të gazit rus
Bota

Sllovakia kundër ndalimit të importit të gazit rus

29 Janar, 2026 9:11 am
Masakra me 11 të vdekur në stadiumin e futbollit në Meksikë, tre të arrestuar
Bota

Masakra me 11 të vdekur në stadiumin e futbollit në Meksikë, tre të arrestuar

29 Janar, 2026 8:49 am
VIDEO/ Alex Pretti u përlesh me agjentët federalë një javë para vrasjes së tij
Bota

VIDEO/ Alex Pretti u përlesh me agjentët federalë një javë para vrasjes së tij

29 Janar, 2026 8:45 am
Prostitucion në Durrës, procedohen dy shqiptarë dhe dy braziliane
Kronikë

Prostitucion në Durrës, procedohen dy shqiptarë dhe dy braziliane

29 Janar, 2026 8:40 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 29 janar 2026

29 Janar, 2026 8:36 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi, 29 janar 2026

29 Janar, 2026 8:34 am
Para
Pasuria e presidentit dhe Monika Kryemadhit, pronarë në 13 apartamente

Pasuria e presidentit dhe Monika Kryemadhit, pronarë në 13 apartamente

 Sa është pasuria e Gramoz Ruçit, çfarë deklarojnë fëmijët e tij?

 Sa është pasuria e Gramoz Ruçit, çfarë deklarojnë fëmijët e tij?

Emri/ U qëllua në makinë, kush është viktima e atentatit në Tiranë

Emri/ U qëllua në makinë, kush është viktima e atentatit në Tiranë

TE FUNDIT

Shtatë skenarët, çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin?

Shtatë skenarët, çfarë mund të ndodhë nëse SHBA sulmon Iranin?
29 Janar, 2026

SHBA-të duket se janë gati ta sulmojnë Iranin brenda pak ditësh, shkruan sot BBC.  Ndërsa objektivat e mundshëm janë kryesisht...

Lexo më shumë

Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon

Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
29 Janar, 2026

Irani po bëhet gati për një sulm të mundshëm, teksa Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar asete kyç ushtarake, përfshirë një...

Lexo më shumë

Bisedimet bërthamore, CNN: Trump shqyrton sulme në shkallë të gjerë ndaj Iranit

Bisedimet bërthamore, CNN: Trump shqyrton sulme në shkallë të gjerë ndaj Iranit
29 Janar, 2026

Shtetet e Bashkuara dhe Irani po shkojnë drejt një lufte. Presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton një sulm të ri...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: Mbi 345 milionë lekë për të dëmtuarit nga zjarret e verës

Ministria e Mbrojtjes: Mbi 345 milionë lekë për të dëmtuarit nga zjarret e verës
29 Janar, 2026

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se mbi 345 milionë lekë dëmshpërblime do të shpërndahen për 15 bashkitë e prekura nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com