I gjendur në Tiranë për Procesin e Brdo-Brijunit, Hashim Thaçi ka folur sot në emisionin “Opinion” për largimin nga dreka e organizuar nga Presidenti Ilir Meta. Sipas Thaçit, arsyeja lidhet me praninë e presidentit të Bosnjes, që nuk e ka njohur Kosovën.
“Ishte më tepër aspekt teknik, por në të njëjtën kohë vlerësoj se të takohem me presidentët e dy vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën është e panevojshme, prandaj që të ishte sa më relaksuese atmosfera, ishte e panevojshëm vazhdimi i debatit. Pastaj është edhe pozicioni armiqësor që Bosnja-Hercegovina, nganjëherë mban një pozicion më të ashpër se Serbia. Bosnja duhet të ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës”, ka thënë Thaçi./Opinion.al