Aktualitet

U la në burg, Tushe apelon vendimin, avokatët: S’ka prova që e implikojnë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:54 - 13/07/21 |
Opi Nion

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, i akuzuar nga SPAK për shpërdorim detyre, ka apeluar vendimin e Shkallës së parë të GJKKO, e cila vendosi për të masën arrest me burg.

Përmes avokateve të tij mbrojtës, Tushe i është drejtuar Apelit, ku kërkon masë më të butë sigurie, pasi sipas tyre për të nuk ka prova që e implikojnë në abuzimin me tenderin prej 240 milionë lekësh, për rehabilitimin e kanalit vaditës.

Kujtojmë se disa ditë më parë Tushe u arrestua bashkë me zyrtarë të tjerë të bashkisë Lushnje pas një aksioni të SPAK./Opinion.al

 

Pas