Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U la jashtë listës së PD,ish-deputeti:Farsë zgjedhore, kemi arritur fundin

2020/10/02 at 6:04 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
U la jashtë listës së PD,ish-deputeti:Farsë zgjedhore, kemi arritur fundin

Pak ditë më parë anëtarët e PD në Berat votuan për kandidatët që do të përfaqësojnë këtë parti në zgjedhjet e ardhshme në 2021. Por, përmes këtij votimi u la jashtë listës së kandidatëve, ish-deputeti i PD, Astrit Veliaj.


Pas këtij votimi ka ardhur dhe reagimi i Veliajt, i cili shprehet në një postimi në “Facebook” se përzgjedhja e kandidatëve nga PD është një farsë zgjedhore dhe se po eliminohen njerëz me kontribute social-politike.

Duke thumbuar kryesinë e PD-së, ai i cilëson si  politikanë për “llokmën dhe fronin” e jo për nderin dhe principet.

Ndër të tjera ish-deputeti i PD shkruan; “Investimi politik i viteve dhe viteve nuk mund të zhbëhet vjedhurazi, në gosti netësh te errëta ku mbi fundosjen e njerëzve të ndershem, ndahen parcelat imagjinare të pushtetit të nësërm.”

Reagimi i plotë i ish-deputetit Astrit Veliaj:

LUFTA KUNDËR PANDERSHMËRISË

‘Orientali shqiptar bashkohet me të tjerët si ata ujqërit që shkojnë së bashku në prehë dhe po si ujqërit shqyejnë shokun e vet kur dobësohet apo plagoset përgjatë udhës’. Këto fjalë janë shkruar sot e 90 vjet më parë, por duket se kjo kulturë nuk na është ndarë. Krist Maloki, ky studiues shqiptar ne Austrinë e shekullit të XX, ishte ndër të parët që evidentoi shpirtin rudimentar të politikanit shqiptar. Sipas tij, kjo specie jeton për llokmën dhe per fronin, jo për nderin dhe principet. Këtu duhet të fillojë ndryshimi ynë – lufta me pandershmërinë duhet të nisë me veten dhe shtrihet në mbarë shoqërinë.

Organizatat efektive ngrihen mbi integritetin dhe konkurencen e ndershme, jo mbi intrigat e klaneve korruptive. Keshtu nuk vjen ndryshimi. Keshtu riciklohet vazhdimisht e keqja. Këtu qëndron roli i lidershipit. Miti se uji buron i pastër nga lartësitë, por bëhet pis në ultësira është i gabuar. Baza reflekton shpirtin e qëndrës, ushtarët fytyrën e shefit të tyre. Njerezit imitojne prijesin, panndershmeria e tij behet pjese e kultures se pergjithshme. Prandaj jemi shoqëri me vlera dhe përfaqësi të përmbysura.

Farsat zgjedhore për të eleminuar njerëzit me realizime profesionale dhe kontribute social-politike cenojnë rëndë klimën e besimit, të përkatësisë dhe të bashkëjetesës në një familje politike. Investimi politik i viteve dhe viteve nuk mund të zhbëhet vjedhurazi, në gosti netësh te errëta ku mbi fundosjen e njerëzve të ndershem, ndahen parcelat imagjinare të pushtetit të nësërm. Ketu kemi arritur fundin. Partite duhet të organizohen për të promovuar, jo për të eleminuar. Eleminimi është kulturë e organizimeve okulte dhe nuk i përshtatet institucioneve demokratike.

Detyra bazike e cdo organizimi social e politik është ruajtja e kolegjialitetit, e respektimit te rregullave, të avancimit duke vlerësuar vitet e investimit dhe perkushtimit. Po u minua konkurenca e ndershme është djegur shpirti i një partie, i një kombi, i vete modernitetit tonë të pretenduar. Se sic thoshte Maloki oksidentalizmi nuk eshte veshje dhe qendrim plot kotësi neper sallone, por “kryerjen e një detyre të ndershme fund e krye, pa u tunduar nga përfitimi material”. Te harxhosh shume energji per t’ia hedhur te tjereve nuk ben kurre prokopi. Asgjë nuk të rrënon më shumë se kur tjeter thua dhe tjeter ben, tjeter hiqesh dhe tjeter je, kur standardet i ke maskim per te kaluar dredhitë. Shtetari shquhet per ndershmeri edhe me kundërshtarët, impostori politik kur gënjen edhe luftëtarët e tij. Nëse politika nuk ushtrohet si modeli i integritetit dhe dobishmerisë publike pa perfitime individuale, ajo kthehet në tregëti interesash të paskrupullta në dëm të zhvillimit kolektiv.



Ju sugjerojmë

Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
Aktualitet

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

7 Shkurt, 2026 1:53 pm
Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër
Kronikë

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër

7 Shkurt, 2026 9:35 am
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

SHBA: Trump preferon diplomacinë me Iranin, por nuk përjashton opsionet ushtarake

7 Shkurt, 2026 9:12 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 shkurt 2026

7 Shkurt, 2026 9:08 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

7 Shkurt, 2026 9:07 am
“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
Aktualitet

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

6 Shkurt, 2026 11:18 pm
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

6 Shkurt, 2026 11:12 pm
Para
COVID-19/ Rritja e rasteve të reja, Parisi rrezikon të izolohet sërish

COVID-19/ Rritja e rasteve të reja, Parisi rrezikon të izolohet sërish

Kryemadhi: Kemi dërguar 5 propozime për Reformën Zgjedhore, qeveria…

PD padit në SPAK ministrin Lleshaj dhe drejtorin e Gjendjes Civile

Koronavirusi/ Publikohet rezultati i testit të Joe Biden

Koronavirusi/ Publikohet rezultati i testit të Joe Biden
















TE FUNDIT

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026

Në një komunikim me qytetarët online, kreu I PD Sali Berisha është pyetur edhe për emërimin e ish-deputetit demokrat Dashnor...

Lexo më shumë

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
7 Shkurt, 2026

Ndërsa në Tiranë Gjykata Kushtetuese ka pezulluar nga detyra zëvendësen e tij, të hënën Kryeministri Rama do të jetë në...

Lexo më shumë

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
7 Shkurt, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë këtë të shtunë në një një komunikim online me qytetarët, ku ka...

Lexo më shumë

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
7 Shkurt, 2026

Është gjetur pas 29 ditësh kërkime, trupi i pajetë i 30 vjeçarit Jurgen Karaj, nga fshati Fullqet i Klosit. I...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com