Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U konfliktuan pasi përplasën makinat/Arrestohen 4 persona në Durrës, një në kërkim

2025/04/04 at 2:04 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
U konfliktuan pasi përplasën makinat/Arrestohen 4 persona në Durrës, një në kërkim

Policia ka vënë në pranga 4 shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, për shkak se u konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin, pas përplasjes së 2 automjeteve.

Mësohet se është proceduar penalisht edhe administratori i lokalit në afërsi të të cilit ndodhi konflikti, sepse hoqi DVR-në e kamerave të sigurisë së lokalit.

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të konfliktit të ndodhur pasditen e djeshme, në lagjen nr. 13, Durrës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. K., 42 vjeç, E. K., 36 vjeç dhe R. K., 32 vjeç (vëllezër), për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim;

A. H., 22 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Deklarimi i rremë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”;

-shpallën në kërkim shtetasin B. H., 63 vjeç, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëëpunim dhe “Shkatërrimi i pronës”;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Zh., 35 vjeç, banues në Durrës, administratori i një lokalit përpara të cilit ka ndodhur konflikti, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Dje, rreth orës 18:50, automjeti me drejtues shtetasin B. H. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K. Pas përplasjes, janë përfshirë në konflikt fizik, shtetasi A. K. dhe 2 vëllezërit e tij me shtetasit B. H. dhe A. H.

Shtetasi A. H., gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, nuk ka treguar për rrethanat e konfliktit dhe për shtetasit e përfshirë, ndërsa shtetasi A. Zh. ka hequr dhe ka fshehur DVR-në e kamerave të sigurisë së lokalit, me qëllim që të pengonte veprimet hetimore të Policisë.

Vijon puna për kapjen e shtetasit B. H. dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
Aktualitet

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

14 Tetor, 2025 7:00 pm
Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve
Aktualitet

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve

14 Tetor, 2025 5:54 pm
Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë
Sport

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

14 Tetor, 2025 5:52 pm
Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…
Aktualitet

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…

14 Tetor, 2025 5:46 pm
Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media
Aktualitet

Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media

14 Tetor, 2025 5:22 pm
“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike
Aktualitet

“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike

14 Tetor, 2025 4:53 pm
Dumani raporton te “Ligjet”: 65.5 milionë euro të sekuestruara gjatë vitit 2024
Aktualitet

Dumani raporton te “Ligjet”: 65.5 milionë euro të sekuestruara gjatë vitit 2024

14 Tetor, 2025 4:26 pm
Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen
InstaBIZ

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen

14 Tetor, 2025 3:51 pm
Kthim në Gaza/ Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt
Bota

Kthim në Gaza/ Rrënoja dhe një e ardhme e pasigurt

14 Tetor, 2025 3:16 pm
OKB: Nisin pastrimet e para në Gaza, 80% e ndërtesave të shkatërruara
Bota

OKB: Nisin pastrimet e para në Gaza, 80% e ndërtesave të shkatërruara

14 Tetor, 2025 2:46 pm
Para
U kap me targa automjetesh dhe 107 doza kokaine gati për shitje, arrestohet 25-vjeçari në Vorë

U kap me targa automjetesh dhe 107 doza kokaine gati për shitje, arrestohet 25-vjeçari në Vorë

Begaj në Samitin Rajonal të Procesit të Aqabas: Shqipëria, një model suksesi në kundërvënien ndaj terrorizmit

Begaj në Samitin Rajonal të Procesit të Aqabas: Shqipëria, një model suksesi në kundërvënien ndaj terrorizmit

Pastronin para duke i dhënë hua me përqindje përmes biznesit/ Arrestohet 29-vjeçari, procedohet i ati

Pastronin para duke i dhënë hua me përqindje përmes biznesit/ Arrestohet 29-vjeçari, procedohet i ati

TE FUNDIT

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
14 Tetor, 2025

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, bëri të ditur se prokurorët e posaçëm janë kërcënuar nga organizatat kriminale gjatë hetimeve për...

Lexo më shumë

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve
14 Tetor, 2025

Vetë Altin Dumani thotë kur t’i përfundojë mandati 9-vjeçar si prokuror i SPAK nuk do të rikandojë sërish. Por, në...

Lexo më shumë

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë

Formacioni zyrtar i Kombëtares kundër Jordanisë
14 Tetor, 2025

Sot në orën 19:00 luhet miqësorja mes Shqipërië dhe Jordanisë në 'Air Albania'. Pas fitores 0-1 në Serbi, trajneri Sylvinho...

Lexo më shumë

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…
14 Tetor, 2025

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve të kreut të SPAK, Altin Dumani, deputeti i PD Oerd Bylykbashi e pyeti në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com