Dy motra janë arrestuar nga policia në Illinois, pasi kanë sulmuar rojën e një dyqani, i cili u ka kërkuar të përdorin maska dhe disinfektantë.
Të dyja motrat janë përleshur me 32-vjeçarin, ndërkohë që më e madhja, 21-vjeçarja Jessica Hill ka nxjerrë thikën me të cilën e ka qëlluar 27 herë në shpinë, qafë dhe krahë. Gjatë kësaj kohe, 18-vjeçarja Jayla Hill e mbante të palëvizuar në tokë.
Sikurse njofton Cnn, 32-vjeçari ka arritur të mbijetojë dhe është në gjendje të qëndrueshme./Opinion.al