Në Kakavijë Policia Kufitare ka vijuar kontrollet për goditjen e veprimtarive kriminale, ndërsa janë evidentuar 2 raste të paligjshmërive në kufi.
Në pranga ka rënë një 48-vjeçar, pasi tentoi të hynte në Shqipëri me kokainë. Dhe gjithashtu është arrestuar një 49-vjeçar pasi tentoi të fuste fishek gjuetie, në Shqipëri.
Lënda narkotike kokainë, 3700 euro dhe 250 fishekë gjuetie janë sekuestruar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.















