Pas një hetimi disa mujor policia e Fierit ka arrestuar Petrit Hykaj 60 vjeç dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij Shkëlqim Hykaj, banues në Gorishovë, Fier.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre është u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 2.2 kilogram lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, e përgatitur gati për shitje, një peshore elektronike dhe një armë gjahu pa leje.
Policia njofton se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.