2 të rinjtë janë arrestuar nga policia e Greqisë pasi janë kapur me 45 kg marijuanë, teksa ishin pranë kufirit greko-shqiptar.
Bëhet me dije se operacioni është zhvilluar nga uniformat blu helene pranë qytetit të Grevenasë.
Mësohet se automjeti është pikasur nga policia greke në zonën e Kastorisë dhe iu është bërë shenjë për të ndaluar, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit. Më pas mjeti është ndjekur deri në Greneva, ku dhe është ndaluar.
Sakaq, gjatë kontrollit brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta që përmbanin 45 pako me 45 kg 650 gram marijuanë.
Nga policia janë sekuestruar dhe 4 celularë me 4 karta SIM si dhe 930 euro. Mjeti drejtohej nga një 22-vjeçar shqiptar, ndërsa pasagjere ishte një vajzë 27-vjeçare.