Kronikë

U kapën me 200 mijë Paund drogë në Britani, burg për shqiptarët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:02 - 11/11/22 |
Opi Nion

Policia Britanike ka shkatërruar një bandë të përbërë nga shqiptarë që ushtronin aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike.

Katër shqiptarë ranë në pranga, ndërsa u sekuestrua kokainë dhe kanabis me vlerë 200 mijë Paund, një sasi parash cash dhe një armë zjarri.

Aksioni i policisë u shtri në disa adresa të ndryshme në Basildon më 27 Korrik të vitit të kaluar. Banda njihej me emrin “Shqiptarët”.

Sipas informacioneve, të arrestuarit janë , Mario Corri, Alfonc Palaj, Dennis Hoji dhe Klodjan Doçi.

27-vjeçari Corri u dënua me 11 vite e 4 muaj burg, ndërsa 23-vjeçari Palaj, me 5 vite e 10 muaj heqje lirie. Në Shtator gjykata dha dënimet për Docin dhe Dennis Hojin, i pari me 3 vite e 3 muaj burg ndërsa i dyti me 3 vjet e 5 muaj burg.

Kjo bandë mbushi Basildon me drogë të klasit A. Droga është një plagë për shoqërinë, duke shkatërruar jetë dhe komunitete. Aty ku shitet drogë, shpesh ka dhunë dhe shfrytëzim i njerëzve të pambrojtur. Ne do të vazhdojmë punën që të vendosim pas hekurave të burgut dhe të largojmë helmin që ata hedhin në rrugë”, u shpreh një oficer policie i cili udhëhoqi hetimin./ Opinion.al

Pas