Dy persona janë arrestuar nga Polica në Korçë pasi janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.
Sipas Policisë në pranga është vënë D. S., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 200 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Po ashtu, është arrestuar edhe 18-vjeçari S. K., banues në Rrogozhinë, i cili u kap nga Policia në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit” në Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “BMW”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 150 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve./ Opinion.al