Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U kap me pistoletë, habit anëtari i “Bandës së Durrësit”: E gjeta në depozitën e ujit, por …..

2017/10/08 at 9:24 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
U kap me pistoletë, habit anëtari i “Bandës së Durrësit”: E gjeta në depozitën e ujit, por …..

“Pistoletën e gjeta te disa depozita e ujit dhe isha nisur ta dorëzoja në Polici, por më kapën”. Kështu e ka justifikuar armën që forcat e rendit i gjetën gjatë kontrollit Marjel Fierzës, i cili dyshohet të jetë pjesë e “Bandës së Durrësit”.

Ai u arrestua pesë ditë më parë në kuadër të operacionit të koduar “Vjeshtë 2017” bashkë me Genti Nderjakun, i cili gjithashtu u kap me pistoletë.

Në deklaratën e tij para gjykatës, 30- vjeçari Fierza ka pohuar se armën që policia ia bllokoi gjatë kontrollit në makinën e tij, ai e ka gjetur te disa depozita uji pranë restorantit ku po hante drekë pak minuta para ndalimit. Sipas tij, nuk i ka mjaftuar koha për të bërë dorëzimin e armës në Polici.

“Isha duke drekuar në restorant me tre shokë. Pasi mbaruam drekën, shkova te makina dhe aty pranë ku ishte parkuar makina janë disa depozita. Atje konstatova një pistoletë. E mora me idenë që ta dorëzoja në Polici, por gjatë rrugës për në Komisariat, na ndaloi policia dhe gjatë kontrollit e gjeti pistoletën. U thashë që po shkoj për në Komisariat për ta dorëzuar, por efektivët nuk e morën parasysh dhe më shoqëruan së bashku me shokët në Komisariat”, është shprehur Fierza.

Kjo deklaratë nuk është marrë në konsideratë nga trupi gjykues dhe ndaj tij u dha masa e sigurisë burg pa afat, duke e konsideruar të ligjshëm arrestimin e tij në flagrancë. Marjel Fierza nuk është një emër i panjohur për Policinë, pasi ai mësohet të këtë qenë pjesë “Bandës së Durrësit”, që drejtohej për 10 vjet nga Lulzim Berisha. Emri i tij figuron edhe në dokumentet sekrete të Ministrisë së Brendshme, nga ku citohet se Lul Berisha e drejtonte bandën e tij nga burgu dhe i delegonte urdhrat te njerëz të besuar, si Julian Meçaj, Marjel Fierza, Mond Çekiçi e Plarent Dervishaj.

Ndërsa për të arrestuarin tjetër, Genti Nderjakun, gjykata dha masë detyrim paraqitjeje. Nderjaku, i njohur me nofkën “Kili”, posedon një leje për mbajtjen e armës në banesë, gjë e cila ia ka lehtësuar akuzën deri në verifikimin e plotë nga ekspertët e çështjes. 34- vjeçari kishte leje që prej vitit 2015 për të mbajtur armë për qitje, por sipas shkresës nuk i lejohet që të lëvizë me armë me vete. LEONIDHA MUSAJ-PANORAMA

Etiketa: Genti NderjakuMarjel Fierza

Ju sugjerojmë

Avokati i Popullit, Manja: 6 kandidatë do shkojnë në seancë. PD:Kemi tërhequr firmat
Kryesore

Avokati i Popullit, Manja: 6 kandidatë do shkojnë në seancë. PD:Kemi tërhequr firmat

9 Dhjetor, 2025 11:33 am
Shifra të frikshme, 67 gazetarë u vranë në 12 muajt e fundit
Bota

Shifra të frikshme, 67 gazetarë u vranë në 12 muajt e fundit

9 Dhjetor, 2025 11:27 am
Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
Kryesore

“Po tentojnë të rrisin rrogën e tyre”, Rama: Vendimi i parë i gjyqtarëve, i turpshëm

9 Dhjetor, 2025 11:23 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

I dhunoi babanë/ Djali hakmerret, tenton të vrasë 41-vjeçarin

9 Dhjetor, 2025 10:14 am
U hodh nga ura në Rrugën e Arbrit/ Viktima një 39-vjeçar, nipi i Nehat Kullës
Kronikë

U hodh nga ura në Rrugën e Arbrit/ Viktima një 39-vjeçar, nipi i Nehat Kullës

9 Dhjetor, 2025 8:52 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 9 dhjetor 2025

9 Dhjetor, 2025 8:50 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

9 Dhjetor, 2025 8:48 am
Ndryshon procedura e azilit, BE bie dakord për rregulla më të rrepta për deportimet
Bota

Ndryshon procedura e azilit, BE bie dakord për rregulla më të rrepta për deportimet

8 Dhjetor, 2025 10:30 pm
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 vatra zjarri
Bota

Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 vatra zjarri

8 Dhjetor, 2025 9:16 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Pse Zelensky nuk ka fuqinë të heqë dorë nga toka ukrainase?

8 Dhjetor, 2025 8:59 pm
Para
Video/ “Ka një mesazh për ty”, Bes Kallaku te Arditi: Ju tregoj raportin tim me Ijen

Video/ "Ka një mesazh për ty", Bes Kallaku te Arditi: Ju tregoj raportin tim me Ijen

Lufta e armatimeve, ja bomba që do të paralizojë Korenë e Veriut

Lufta e armatimeve, ja bomba që do të paralizojë Korenë e Veriut

Video/ Debati i plotë, Panuçi nxehet me gazetarin dhe thumbon De Biazin: “Sa herë e goditëm Spanjën”

Video/ Debati i plotë, Panuçi nxehet me gazetarin dhe thumbon De Biazin: "Sa herë e goditëm Spanjën"

TE FUNDIT

Avokati i Popullit, Manja: 6 kandidatë do shkojnë në seancë. PD:Kemi tërhequr firmat

Avokati i Popullit, Manja: 6 kandidatë do shkojnë në seancë. PD:Kemi tërhequr firmat
9 Dhjetor, 2025

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve u diskutua për kandidatët për Avokatin e Popullit. Ulsi Manja, kryetari i...

Lexo më shumë

Shifra të frikshme, 67 gazetarë u vranë në 12 muajt e fundit

Shifra të frikshme, 67 gazetarë u vranë në 12 muajt e fundit
9 Dhjetor, 2025

Gjashtëdhjetë e shtatë gazetarë janë vrarë gjatë 12 muajve të fundit, si pasojë e punës së tyre, u tha në...

Lexo më shumë

“Po tentojnë të rrisin rrogën e tyre”, Rama: Vendimi i parë i gjyqtarëve, i turpshëm

Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
9 Dhjetor, 2025

Kryeministri Edi Rama thotë se gjyqtarët po përpiqen të kalojnë përmes një vendimi në Gjykatës Kushtetuese një tjetër rritje të...

Lexo më shumë

I dhunoi babanë/ Djali hakmerret, tenton të vrasë 41-vjeçarin

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
9 Dhjetor, 2025

“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasin M. G., 36 vjeç, banues në Verbas, Patos, për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com